Home KRYESORE Gjermania kthime te pershpejtuara te emigranteve.

Gjermania kthime te pershpejtuara te emigranteve.

Gjermania ka rritur në mënyrë dramatike numrin e personave të dëbuar këtë vit në përpjekje për t’i bërë ballë krizës së refugjatëve dhe kjo duket e kuptueshme me fluksin e emigranteve qe po perballon.

Deri në fund të nëntorit, 18 363 persona të cilëve u është refuzuar statusi i azilit janë larguar nga Gjermania. Ky numër gjatë vitit 2014 ishte 10 994 tregojnë të dhënat e Ministrisë së Brendshme dhe duket se vetëm nga Bavaria, që është vendi në ballë të krizës së refugjatëve, janë dëbuar 3 643 persona nga janari deri në fund të nëntori. Kjo shifer është tre herë më shumë sesa numri i të dëbuarve gjatë vitit të kaluar.

“Rritja e të dëbuarve mund të shpjegohet nga një anë me rritjen e numrit të njerëzve që po marrin përgjigje negative për azil”, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Johannes Dimroth qe shtoi se asnjë shtet në Gjermani nuk ka pezulluar në dimër dëbimin dhe se autoritetet nuk shohin arsye për të ndaluar këtë proces.

Numri i emigrantëve që hyjnë në Gjermania për vitin 2015 pritet t’i kalojë 1 milion. Parlamenti gjerman në tetor ndryshoi ligjin duke përshpejtuar procesin e aplikimit për azil në mënyrë që të largonte emigrantët që nuk e marrin një status të tillë.

Në paketën e masave ishte edhe përfshirja e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si “vende të sigurta’ në mënyrë që të për shpejtohet procesi i kërkesave për azil nga këto vende të Ballkanit Perëndimor.

Share: