Home KRYESORE Amnistia, te denuarit lirohen pas festave!

Amnistia, te denuarit lirohen pas festave!

Mazhoranca dhe opozita në Kuvend kanë bashkuar votat për amnistinë e festave të fundvitit.

Kuvendi miratoi me 110 vota pro, asnje kunder dhe 1 abstenim, projektligjin “Për amnistin딝 nga i cili përfitojnë rreth 720 të burgosur ne Shqiperi.

Por duket se të dënuarit do të duhet të presin edhe pak ditë që të lirohen dhe të bashkohen me familjet e tyre. Madje,  edhe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri do ta kalojnë në burg.

Ligji i miratuar në Kuvend thotë se ai hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në rastin më të mirë, që të martën Presidenti ta dekretojë dhe po këtë ditë të botohet në Fletore, të dënuarit do të lirohen në 5 janar.

Share: