Home KRYESORE Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore”

Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore”

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore”, që parashikonte ashpërsim të gjobave për biznesin.

Ligji në fjalë u kundërshtuar ashpër nga sipërmarja private që në fillimet e tij, por qeveria nuk u tërhoq dhe ai u miratua në parlament. Kjo situate detyroi biznesin t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Sot Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore”, që parashikon ashpërsim të gjobave për biznesin për rastet e mos lëshimit të kuponit tatimor apo shkeljeve të tjera fiskale. Vendimi u morr pas kërkesës që dërgoi në Kushtetuese Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut, që e konsideron këtë ligj antikushtetues. Drafti në fjalë ka shkaktuar debate të forta mes qeverisë dhe komunitetit të biznesit. Ministria e Financave hartoi këtë ligj pas fillimit të operacionit anti informalitet, ku parashikoi ashpërsim të të gjitha gjobave pa bere me sa duket studim fleksibiliteti te situates. Biznesi e konsideroi ligj represiv dhe anti kushtetues dhe I ka kërkuar qeverisë që ta rishikojë atë. Tashme Gjykata Kushtetuese e pezullon ketë ligj për procedurat tatimore.

Gjobat sipas ndryshimeve në ligj

1-Moslëshimi i kuponit, gjoba nga 50 mijë bëhet 500 mijë lek.
2-Mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël 500 mijë lekë.
3-Mos deklarimi i pagës reale ,gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal
4-Mos deklarimi i adresës nga biznesi gjobë 500 mijë lekë
5-Tregtimi i mallit pa documenta gjobë 10 milionë lekë .

Share: