Home KRYESORE Greqia do deboje 1352 shqiptare te paligjshem!

Greqia do deboje 1352 shqiptare te paligjshem!

Behet me dije se rreth 1352 emigrantë shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Greqi në mënyrë të paligjshme, do të dëbohen nga shteti grek. Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarëve ka njoftuar se prej javësh ka nisur një operacion për largimin e të gjithë qytetarëve me kombësi të ndryshme të cilët qëndrojnë ilegalisht në Greqisë.

Njoftimi ka saktësuar se një pjesë e madhe e tyre janë larguar vullnetarisht, ndërkohë që për pjesën tjetër pritet që të largohen edhe pa dëshirë e tyre. Po sipas kësaj ministrie, çdo ditë në Greqi hyjnë të paktën 400 emigrantë të paligjshëm ku numrin më të madh e kanë emigrantët që vijnë nga Shqipëria, pas të cilëve renditen qytetarët që vijnë nga Lindja e Mesme, por edhe vende të ndryshme të Evropës.

Sipas statistikave, vetëm gjatë muajit nëntor institucionet e zbatimit të ligjit në Greqi kanë kthyer në vendet e origjinës 1604 shtetas të huaj, që kishin hyrë apo qëndronin ilegalisht në Greqi, ku prej tyre pjesa me madhe kishin qenë shqiptarë.

Share: