Home KRYESORE I dekoruari i Rames,torturuesi i gjyshit tim !!

I dekoruari i Rames,torturuesi i gjyshit tim !!

Nga Kreshnik Collaku

Sot nje media kishte botuar listen e nje grupi te denuar e torturuar nga njeriu i dekoruar nga qeveria Rama,monstra Shyqyri Coku.

Mes tyre i tronditur gjeta emrin e gjyshit tim Elami Hado. Askush nga familja e nuk dinte emrin e toruruesit. Gjyshi kurre nuk na e tregoi. Na tregonte episode fikjesh cigaresh ne balle,apo dite te tera pa gjume dhe pa ngrene. Na tregonte per hetusi zhveshur ne mes te akullit,helmeta ne koke apo hekura duarve apo kraheve..tregonte shume,por kurre nuk na e tha emrin e torturuesit.

Kur e pyesnim na thoshte “e cu duhet emri ai eshte nje qyqar,ai ishte me fatkeq se une..,jo nuk ua them emrin.” Kam besuar gjithmone se gjyshi duke na fshehur emrin perpiqej te na ruante ne nipat e djemte e tij nga ndonje akt hakmarrje.  Besoj fort se mendonte “mire qe ma nxiu mua jeten po pse tua fus ne halle dhe tuajen”.

Me kete heshje fisnike Elami Hado,gjyshi im vdiq. Ai nuk na la,ai mbylli cdo shteg hakmarrje personale me torturuesin e vet. Mbase e ka falur. Kete nuk do e mesojme kurre. Por sot po shohim se torturuesi i gjyshit tone,si kokrra e molles pranon dekorata qeveritare.  Mbase qesh me veten e tallet me viktimat e tij.

Kjo eshte nje shije sadiste e nje toruture edhe me e rende se ajo me hekura e cigare te fikura ne mish. Sot une e di emrin e torturuesit te gjyshit tim.  Me duhet cinikisht te falenderoj Ramen per nxjerrjen ne drite te ketij monstre. Sot ne e dime emrin e torturuesit te dekoruar te gjyshit tone.  Falja hipokrite e Rames nuk mjafton. Gjyshi im mbase te fali per Torturat..por ne pasardhesit e tij,nuk ta falim Talljen.

Drejtesia do behet,jam i sigurte.  Nese deshton ajo e njerezve,do behet ajo e Zotit !!!

Share: