Home KRYESORE Imam Krasniqi “profetizon” Albin Kurtin kryeministër ose president!

Imam Krasniqi “profetizon” Albin Kurtin kryeministër ose president!

Duket se debatit politik në Kosovë, i është bashkangjitur dhe imam Shefqet Krasniqi, figurë e njohur fetare, i cili njihet për deklarimet e tij që më pas kthehen në debate publike. Ndërkohë që ish-kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ndodhet në burg për shkak te mos lejimit te punimeve te Parlamentit ne Kosove, imam Krasniqi ka deklaruar në një variant “profetik” se ai një ditë do të jetë kryeministër i Kosovës ose president. Këtë opinion, ai dha gjatë një emisioni pas pyetjes së një personi rreth asaj që Albin Kurti ka theksuar se do të lejojë bartjen e shamive në institucionet shkollore kur forca e tij politike të udhëheqë Kosovën. “Imam Shefqet Krasniqi është parë me respekt nga disa figura politike, siç është ish-kryeparlamentari Nexhat Daci; po ish-kryeparlamentari tjetër, Jakup Krasniqi; ish-ministrja e sot kryekomunarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila; e padyshim Albin Kurti.” – shkruan TeSheshi.com. Nje zhvillim i tille i mundshëm tregon se Kosova nuk po ecën ne shembullin e Shqiperise e cila është praktika e pare ne rajon e shtetit laik pas rënies se Perandorisë Otomane. Kjo qe nje zgjedhje e mencuar e shqiptareve te cilën e ruajmë edhe sot ne Republikën e Shqipërise dhe ku na e njohin ndërkombëtarisht si vlere. Vazhdimi i kësaj praktike te Shqipërisë ku shteti është i ndare qartazi nga Feja, do te duhej ne te mire te saj dhe te te gjithe shtetasve ta mbante deri ne fund edhe Kosova.

Share: