Nga Artan Fuga
Ta trajtosh Albin Kurtin si “kriminel”, duke e rras në qeli, sikurse bëjnë ata që e kanë burgos, është një gafë e faj i rëndë.
Ai gjoja “krimineli” në fakt ka të drejtë, këtu të paktën, si një atdhetar.
Ai është deputet. Nëse ka shkel rregulloren e Kuvendit, ai përgjigjet për aq. Por, duhet kuptuar se ai bën një akt politik sakohë që nuk ka të tjera mjete për ta shpreh mendimin e pjesës të elektoratit që përfaqëson që ai të merret në konsideratë.
Demokracia parlamentare e shumicës është demokracia e shkallës më të ulët. Askush nuk mund të përfitojë prej saj për ta vdek foshnjën qysh në djep, për t’i dhënë difekte gjenetike duke e bërë me dy trupa e dy koka.
Ndarja e territoreve të Kosovës për shqiptarët dhe për serbët do të thotë ta copëzosh vendin dhe të përgatisësh nga dyshtetësia te coptimi i saj i ardhshëm.
Albin Kurti këtu ka të drejtë. 1000 herë të drejtë.
Vendimmarrjen për këtë nuk mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës, por me referendum, duhet parashikuar referendum sepse asnjë deputet nuk është zgjedh me këtë mandat për të dyzuar shtetin e Kosovës.
Ose edhe një herë tjetër zgjedhje me këtë program politik, ca parti për ndarjen e Kosovës dhe ca parti për Kosovën unitare.
Pastaj ta shohim kush fiton!