Home KRYESORE “Pro Albinit Jo Zajednas” mbledh pak mbështetës ne Tirane…

“Pro Albinit Jo Zajednas” mbledh pak mbështetës ne Tirane…

Nje grup dhjetëra vetesh u mblodh sot ne orën 12.00 tek Primamida ne Tirane me moton “Pro Albinit Jo Zajednas”. Oratoret qe morën fjalën dëshmuan mbështetjen e tyre ndaj Albinit dhe kundër përdorimit te forcës ne te gjitha rastet. Ky grup u organizua nëpërmjet rrjeteve sociale dhe apelit te tyre ju përgjigj një pjese e mire qytetaresh, por qe mbetet modeste për situatën ne te cilen është Kosova. Ne fakt, nuk mund te rrihet pa u vene re edhe një skepticizëm ne Shqipëri ndaj protagonizmit te Albin Kurtit dhe VV ne raport me ditën e shpalljes se pavarësisë ose ditën e flamurit sic e cilësojnë pergjithesisht ne Kosove. Por edhe projekti i Kurtit per bashkim me Shqiperine nuk po gjen shume mbështetje ne Shqipëri me përjashtime te Listës Për Shqipëri natyrale te Koco Danajt

Share: