Home KRYESORE Jens Stoltenberg: Ne po i pergjigjemi Rusise.

Jens Stoltenberg: Ne po i pergjigjemi Rusise.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg flet per luften kundër terrorizmit dhe raportit të tensionuar mes Rusisë dhe Turqisë. Kjo intervistë është realizuar në Tiranë, ku Stoltenberg zhvilloi një vizitë 1-ditore.

”“ Zoti Sekretar i Përgjithshëm cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri? Ishte nje vizitë e zakonshme apo kishte një mesazh konkret, specifik?

”“ Qëllimi kryesor i vizitës sime në Tiranë është për të parë angazhimet e Shqipërisë në Aleancë, për të diskutuar angazhimet e saj të forta në aleancë; gjithashtu kontributet e saj në operacionet e NATO-s në Afganistan në Kosovë, por edhe për të ndihmuar NATO-n në atë çka jemi duke bërë për të suportuar Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Një tjetër arsye e rëndësishme është lufta kundër terrorizmit, si të ndalim sulmet e Shtetit Islamik që është një sfidë serioze për të gjithë Europën dhe për të gjithë aleancën e NATO-s.

”“ Çfarë angazhimi konkret ka Shqipëria në luftën kundër terrorizimit le të themi?

”“ Shqipëria ka bërë shumë, sepse ju keni forcuar ligjet tuaja në mënyrë që të ulni rrezikun e sulmeve, Shqipëria mund të bëjë shumë në lidhje me shërbimet inteligjente. Ne të gjithë jemi pjesë e aleancës së NATO-s duke përfshirë edhe Shqipërinë. Të gjithë janë pjesë e një koalicioni ushtarak dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse natyrisht ul numrin e sulmeve nëse ne jemi të suksesshëm në luftën ndaj tyre. Ka dy probleme, çështje kryesore në këto momente. Problemet me Rusinë dhe lufta ndaj terrorizmit. A i trembeni shtrirjes së Rusisë në Ballkan dhe në Shqipëri veçanërisht. Ekspansionit ekonomik, politik. Sot ata janë më agresivë se më parë.

Përshtypja ime e fortë dhe jo vetëm pas kësaj vizite në Tiranë, është që Ballkani perëndimor është në anën e duhur. Ne kemi parë Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë t’i bashkohen NATO-s. Pak ditë më parë NATO ftoi Malin e Zi që të bëhet pjesë e saj dhe ne kemi parë reforma, kemi parë angazhime të forta për të vendosur ligjin dhe për të luftuar korrupsionin. Nuk jam duke thënë se gjithçka shkon mirë dhe problemet janë zgjidhur, por po them se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria janë në anën e duhur dhe ne duhet të punojmë së bashku për të ecur më tej.

”“ A i trembeni një konflikti të mundshëm mes Rusisë dhe Turqisë. Cili është qëndrimi i NATO-s për këtë çështje?

”“ Ne jemi padyshim të shqetësuar për çfarë ka ndodhur dhe do doja ta shihja Rusinë të luajë një rol konstruktiv në lojën kundër armikut tonë të përbashkët, Shtetit Islamik. Suporti ndaj Asadit nuk është konstruktiv, Asadi është përgjegjës për vrasje, për vrasjen e civilëve në Siri, shumë pranë luftës civile. Unë besoj se rrëzimi i avionit rus, thekson nevojën për transparencë, mbrojtje dhe krijimin e mekanizmave sigurues, që nuk do të ketë situata të ngjashme në të ardhmen.

”“ Ka ende shumë tension mes të dy vendeve dhe Turqia është një vend anëtar i NATO-s…

”“ Ne kemi një sfidë dhe për këtë arsye, unë dhe e gjithë aleanca është duke punuar për të qetësuar tensionet dhe situatën. Unë do të mirëpres çdo kontakt mes Ankarasë dhe Moskës, sepse të gjithë duam të sigurohemi që kjo situatë është qetësuar.

”“ Zoti Sekretar, çfarë po ndodh me Sirinë dhe Shtetin Islamik, cili është hapi i ardhshëm në këtë zonë, që krijon destabilitet dhe shumë probleme për Europën këtu gjithashtu?

”“ Nuk është e lehtë të hysh në Siri, por mendoj se ajo çfarë ne kemi arritur përmes veprimeve ushtarake dhe sulmeve të koalicionit është që të paktën kemi arritur të ndalim avancimin e Shtetit Islamik dhe gjithashtu të reduktojmë aftësinë e këtij shteti për të gjeneruar të ardhura, duke sulmuar facilitetin e tyre të prodhimit të naftës dhe gazit. Por e rëndësishme është që ne kemi parë të ringjallen përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për krizën në Siri. Do të ketë një takim, Rusia është pjesë, Arabia Saudite dhe disa shtete te tjera do të ulen së bashku në përpjekje të një zgjidhjeje paqësore dhe ne do ta mbështesim këtë.

”“ Si do të përballet Europa me rrezikun e radikalizmit dhe terrorizmit, në vendin e saj, pra këtu?

”“ Na duhet të përballemi në mënyra të ndryshme, përmes inteligjencës, policisë, kontrollit të kufijve, e di që vendet europiane po kalojnë një sfidë të madhe. Asnjë vend nuk është imun ndaj sulmeve terroriste, por në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë, që nuk është thjesht çështje e policisë apo e inteligjencës, por është çështje e shoqërive që duhet të qëndrojnë tek vlerat; demokracia është më mirë se sa diktatura, toleranca është më e mirë se sa jotoleranca dhe respekti ndaj jetës njerëzore është shumë më mirë se sa mbështetja ndaj dhunës barbre dhe vrasjes së civilëve të pafajshëm. Kështu që në fund ne do fitojmë, sepse vlerat tona janë thjesht më të mira.

”“ Më të mirat që bota njeh deri më sot.

”“ Absolutisht, janë shumë më të mira se mesazhet barbare të Shtetit Islamik.

”“ Ju ftuat Malin e Zi t’i bashkohet NATO-s, por çfarë ndodh me Maqedoninë? Eshtë ende e bllokuar pas 7 vjetësh…

”“ Ajo që ne pamë me ftesën e Malin e Zi, do të thotë se NATO është e hapur. Kur është fjala për ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, ne kemi një sfidë, një problem që është diskutuar edhe në Samitin e NATO-s në Bukuresht, lidhur me çështjen e emrit. Eshtë një pengesë e madhe, ende e pazgjidhur.

”“ Por nëse ju, vendet anëtare, nuk mund të zgjidhni një problem mes Greqisë dhe Maqedonisë, si do ta zgjidhnit një problem mes Rusisë dhe vendeve të tjera?

”“ NATO është Aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e fuqishme në histori. Dhe qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë aleatët nga çdo lloj rreziku. Ne kemi qenë të suksesshëm duke bërë pikërisht këtë gjë, sepse kemi qenë në gjendje të mbrojmë të gjithë aleatët tanë për më shumë se 6 dekada. Ne kemi qenë në gjendje gjithashtu për një kohë të gjatë të kemi dialog politik me Rusinë. Nuk dua të them, që sot ky dialog ka pamjen dhe formën që do donim të kishte, por ne do të vazhdojmë të punojmë për më shumë marrëdhënie konstruktive me Rusinë.

”“ Dhe pyetja e fundit: Është Rusia sot pas 25 vitesh nga rënia e komunizmit, duke lëvizur drejt një pozicioni të ri më të mirë dhe më të fortë përballë vendeve dhe fuqive të tjera?

”“ Ajo që ne kemi parë është një Rusi më agresive, një Rusi që ka investuar fort në mbrojtje për një kohë të gjatë, që i ka stërvitur forcat e saj madje duke përfshirë edhe stërvitjet nukleare dhe jo vetëm kaq, por kemi parë Rusinë të provojë forcën për të ndryshuar kufijtë në Europë, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. NATO i është përgjigjur kësaj.

”“ Po i përgjigjet?

”“ Ne po i përgjigjemi duke rritur përgatitjen e forcave tona, sepse ne besojmë në mesazhin që një mbrojtje e fortë është një bazë e fortë për dialogun politik. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë për më shumë marrëdhënie konstruktive me Rusinë dhe unë besoj se Rusia gjithashtu do ta kuptojë, që për të është më mirë të bashkëpunojë me NATO-n dhe jo të përballet me të. Ne do të jemi aty, do të jemi të fortë, por në të njëjtën kohë do të përçojmë mesazhin e dialogut politik, sepse besojmë që është më i miri për NATO-n dhe Rusinë, nëse ne jemi në gjendje të vendosim një marrëdhënie edhe më konstruktive.

Share: