Nga Valentina Karanxha
Te flas me përgjithësime sikur nuk është profesionale sepse do përfshijá shumë njerëz të cilët mund të mos ndajnë të njëjtin mendim me mua. Prandaj po flas me shëmbuj dhe me përcaktime, dhe do përmënd trendet. Pa dashur gjithashtu të vë në dukje “shokun” kulturor në vëndim tim cili ka ndryshuar drastikisht në sipërfaqe, ku politikat e ndryra urbanistike e kanë bërë Tiranën një nga vëndet me numra te frikshem te banorëvë për meter katror. Dështimin e një politike urbanistike, ku korrupsioni drejtoi dhe drejton. Na rrofshin dritat e bukura dhe kerpudhat e kuqe ndriçuese. Po nejse, le ta lemë Tiranën mënjanë dhe të flasim për padronët e saj.
Ajo që dua të ndaj me ju është: Kjo klasë politike ka shpërfytyruar shqiptarin. E ktheu nga “njeriun e ri” me tipare unikale, nje hibrid ideologjik kundër interesave të veta, në një ne një hibrid pseudo-kapitalist ku hanë njëri- tjetrin sepse vetëm kështu mund të integrohet në botën perëndimore. Ku çdo zë kundër kësaj klase mbytet me të vetmin argument: baltosjen dhe luftën e klasave. A është për të mëshiruar kjo klasë përgjegjse për vjedhjen e ëndërrës shqiptare? JO! A është për të mëshiruar kjo klasë për mohimin e vlerave tona?JO! A është për të mëshiruar kjo klasë e cila 147 miliard $ të hyra në vënd (pak a shumë) gjatë tranzicionit janë bërë tulla llaç? Jo! A është për të mëshiruar kjo klasë për përvetsimin e pasurisë kombetare, dhe krijimin e Atdheut Privat? Jo. 80% e pronës kombëtare o popull nuk është e jotja! Po e lë më kaq për sot!