Home KRYESORE Kërkohet shkarkimi i Shpend Ahmetit!

Kërkohet shkarkimi i Shpend Ahmetit!

Sipas Koha.net, grupi i këshilltarëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës zyrtarisht i ka kërkuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës shkarkimin e kryetarit te Komunës se Prishtines Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit. Në këtë kërkesë ky grup që ka më së shumti këshilltarë në KK dhe që drejtohet nga Sami Hamiti, konstaton se suspendimi i tij bazohet në Ligjin për qeverisje lokale, teksa e arsyeton kërkesën, siç theksohet, me dështimet e njëpasnjëshme të Ahmetit gjatë gjysmës së mandatit të tij të drejtimit të komunës. Letra është adresuar tek Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm në MAPL dhe Agron Maxhuni, drejtor i Departamentit ligjor në MAPL.

Share: