Home I pakategorizuar Kreret e politikes duhet ta fillojne dekriminalizimin duke kerkuar ndjese publike…

Kreret e politikes duhet ta fillojne dekriminalizimin duke kerkuar ndjese publike…

Nga Ylli Dylgjeri

Po. Kreret e partive duhet ta fillojne me nje falje publike procesin e dekriminalizimit të rradhëve të tyre. Kjo eshte me e pakta që kërkohet sot. Duhet ta fillojne me ndjesen, se jane vetem ato, dhe vetem ato, pergjegjesit ligjor dhe nominal te kriminalizimit se jetes brenda rradhe te partive e deri ne kriminalizin e jetes publike ne vend.

Jane ato, kreret, qe vune gishtin (jo perzgjodhen), pergatiten listat me kandidaturat e deputeteve te kriminalizuar, pergatiten platformen elektorale, orientuan fondet dhe publikun drejt ketij votimi te zi. Jane ato qe goditen institucionin e votes, duke e zevendesuar ate me listat e kandidateve.

Nuk mund te kalohet ky ligj vetem me nje votim ne kuvend, apo vetem me nje falenderim per arritjen e konsesusit partiak per votim.

Sot disa deputete nga rradhet e maxhorances ndodhen ne burg, apo ne proces penal. Te tjere emra priten te dalin nga komisionet e transparences se ngritur nga Partite.

Si mund ta kaloje nje politike e pergjegjshme kete situate vetem me nje deklarim ne kembe: S’ka rendesi sa emra do penalizohen nga ky ligj? Apo se tashme qytetaret shqiptare do te ndjehen te qete per integritetin e perfaqesuesve te tyre?

Kjo nuk mund te besohet nga ky qendrim. Nuk mund te besohet edhe per nje fakt tjeter: Kryetari i Partise Socialiste kerkon falje edhe per dhenien e nje distikvi te shkruar anblock nga Ministria e Mbrojtjes, per nje ish veteran qe akuzohet per dhune ndaj nje te pandehuri.

Si mos kerkohet falje per individet e sotem te akuzuar deri ne vrasje? Apo edhe ketu do te themi se druri ne diktature nuk eshte njelloj me vrasjen ne demokraci?

Nese kalohet keshtu, atehere ky ligj eshte formal do te harrohet shpejt, ose do te vleje per te shkembyer disa te zinj me disa gri.

Ndaj, mbetet e domosdoshme qe krahas pastrimit, politika te kerkoje falje te vertete per kriminalizim e politikes ne kete mandat.

Rilindja e deri sotme ishte fallco. Pas kesaj falje publike, dhe ketij pasrimi, mund te them se politika po rilind.

Share: