Home KRYESORE Kryeministër, kur nuk prodhon dot ide, merresh me barsoleta.

Kryeministër, kur nuk prodhon dot ide, merresh me barsoleta.

Nga Dritan Hila

Pas dy muajve me tregimet erotike për, nga, dhe me sigurimin e shtetit; pas javes demokratikase ku filloi legjenda e re nese PD u themelua ne 11 apo 12 dhjetor; pasi shpetuam per nje qime nga koncesioni i rradhes ku gati na shiten edhe jeten e pertejme, vjen tema e teatrit te rradhes sesi verioret ju kane vjedhur tokat himarioteve. Per hir te se vertetes sa i kane vjedhur toka himarjotet shtetit dhe njeri tjetrit, nuk ka verior t’ja u kaloje. Eshte deshmitar per kete Bollanoja me juristin e tij. Dhe Himara ka deshmuar edhe ne ditet e sotme se ka bij te mendjes, penes, punes, por edhe hajdute me nam.

Qe kliente te Berishes me origjine veriore kane marre toka ne bregdet, kjo eshte e mundur, ashtu siç miqte ortodokse te Rames marrin llokma tenderash e konçesionesh. Pra percaktori verior apo ortodoks, ka lidhje vetem per te dalluar banden, dhe jo si karakteristike e grupit. Pasi njoh veriore qe kane blere tokat me djersen e emigracionit dhe po perpiqen te ngrene nje jete ne bregdet, pa te cilet tashme nuk do kishin kuptim ato vise. Ashtu si pa ortodokset, Shqiperia do te mbetej pa zyrtaret me te mire dhe shtresen e mesme me nikoqire.

Por mesa duket kur nuk prodhon dot ide, merresh me barcaleta. E meqe jemi ne fushen e barcaletave, me kujtohet nje e tille per nje ushtar çun mamaje, i cili sa here kishte stervitje te rende, i kerkonte leje kapterrit te shkonte ne banjo. Nje here e dy e tre, dhe kapterri qe ishte rrahur me vaj e uthull i thote: Or çun, nuk shtyhet ushtria t’u bo shurren. Keshtu dhe puna jote or mik, nuk shtyhet mandati me batuta. E mira do te ishte te merreshe pak me standartin e jetes tone, por si duket nuk ja ke ngene. Te dy palet po beni lojen qe ndersa ne po na shqyen ujku, te rrime e mendojme qe eshte ender.
Like

Share: