Nga Sulejman Abazi
Skena komike ne politiken shqiptare. Kulisa te ndyra me errozion katastrofik per shoqerine tone te brishte. Iku nje cerek shekulli dhe akoma po dhunojme njeri tjetrin per interesa te ngushta, pa kurfare motivimi. Mes duket po ambientohemi me mendimin: “….ne rrojmë ashtu kot”. Deshire e madhe per t’u marre me te kaluaren. Qyqja ka kohe qe bredh cati me cati dhe po kerkon zogjte e saj.
Kuku…kuku….kuku… Harrojme se kemi nje te ardhme, per te cilen duhet te mendojme seriozisht te gjithe. Revanshi i urrejtjes, qe nuk ja doli dot per 24 vite te shperthente me forcen e hakmarrjes dhe te ndeshkimit, po shperthen tani ne nje kohe te krizes morale e politike.
Sa keq per te gjithe ne!! Tani, disave (te lare e te palare) u ka mbetur vetem goja, fjalet e ndyta tere mllef e ligesi, duke sbrazur tere perversitetin e veseve qe kane pasur ne rinine e tyre te hereshme. Nuk e paskemi ditur ne te mjeret shqiptare qe, ndryshimi dhe trasformimi yne paska qene peng, paska pasur pronesine e te paudheve, qe kane ngrene me shume luge ne shume sahane.  Cfare mekati po bejme ndaj vetvetes, duke bere sehir njerez – monstra, perverse e zemerake.
Ky “mekati yne kryeneç” eshte pengu qe mban Shqiperine ne kete gjendje.  Pa ndergjegje qytetare nuk do te shkoni as tek komshiu, kur te vije radha dhe koha per te kerkuar hua nje luge kripe. Largoni urrejtjen partiake o njerez, behuni qytetare te denje, mbrojtes te vetvetes dhe Shqiperise, sepse nuk do te gezoni kurre te qenit njerez te respektuar te ketij vendi.