Nga Mentor Kikia
Gjyqtarët heqin orat e shtrenjta dhe fshehin makinat luksoze!
Ambasadori Amerikan Donald Lu, sot foli anglisht në konferencën gjyqësore, ku gjyqtarët u mblodhën për të zgjedhur anëtarët e rinj të KLD-së. Ambasadori Lu u bëri thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që të largohen, të lënë detyrën, pasi me hartimin e reformës në drejtësi, ata do të futen në burg. Por kush janë të korruptuarit? Këtu zoti Lu foli sërish shqip: Të korruptuar janë ata që nuk justifikojnë pasuritë, ata që mbajnë në dorë orë që kushtojnë më shumë se makina ime(këtu duhet të kuptojë se zoti Lu nuk flet për makinën e institucionit, siç thonë zyrtarët tanë, por makinën personale). Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadorja Vlahutin.
Kjo dyshe diplomatësh janë më të ”˜agresivët’ kundër korrupsionit në drejtësi dhe mbështetësit më të zjarrtë të reformës.
Prezanca e tyre në konferencën gjyqësore është një rast i paprecedent, për një shtet të pavarur. Por, parë në një këndvështirm tjetër, më e paprecedentë është që në atë sallë ka gjykatës që mbajnë orë që kushtojnë dhjetra mijëra euro. Dhe të mendosh se këto janë vetëm cingërrima. Ne ate salle jane ata qe e kane bere drejtesine mall dhe e shesin si placke te tyren. Ndaj faleminderit ambasadorëve që kanë vendosur të flasin SHQIP, tani më shumë se kurrë.
P.S: Sot gjykatësit kishin ardhur në konferencë të veshur thjeshtë, pa kostumet dhe orët e shtrenjta. Ndërsa makinat luksoze i kishin parkuar nëpër periferira apo rrugica të Tiranë dhe jo në parkingun e hotelit ku u mbajt konferenca, qe heret e tjera i ngjan nje salloni reklamash te makinave luksoze.