Mali i Zi, prej kohësh ka kërkuar anëtarësimin e saj, për në strukturat e NATO-s dhe mesa duket një përgjigje pozitive mund të ketë, për kërkesën që ata kanë ndërmarre. Vendimi përfundimtar për ftesën e Malit të Zi në NATO do të merret të mërkurën, është shprehur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Pres që ministrat e jashtëm (të NATO-s) të vendosin nëse do të ftojnë Malin e Zi për të nisur bisedimet e anëtarësimit me NATO-n. Mali i Zi ka bërë rrugë të gjatë për t’iu bashkuar familjes euro-atlantike, por duhet të bëhet ende. Ftesa për Malin e Zi do të ishte një vendim historik. Do të ishte sinjal i angazhimit tonë të vazhdueshëm me Ballkanin Perëndimor dhe i politikës së dyerve të hapura. Por, në këtë fazë, nuk mund të parashoh se çfarë do të vendosin ministrat” – është shprehur Stoltenberg.
Por si gjithmonë partitë pro-ruse në Mal të Zi po organizojnë protesta në rrugë, në përpjekje për të dëmtuar perspektivën e vendit ne NATO! Protestuesit pro-rusë, kanë dalë në rrugët e Podgoricës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, dhe zgjedhje të parakohshme.
Gjukanoviq, i cili refuzon të japë dorëheqje, ka akuzuar Rusinë dhe Serbinë për nxitje të trazirave në prag të samitit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, më 1 dhe 2 dhjetor.