Deputetja tashme e pavarur e Kosovës, Margarita Kadriu në diskutimin e saj në seancën e mbajtur në kushte të jashtëzakonshme rreth projektit buxhetit të vitit 2016, ndër të tjera tha se “projektbuxheti për vitin 2016 nuk ka risi, është i pagjak dhe i mjerë e i pazot , i pashpresë për qytetarët, sikur që edhe nuk shpreh fare aspiratat e vërteta të qytetarëve tanimë të nëpërkëmbur të këtij vendi, nuk jep shpresë as për përmirësim të ekonomisë, as për rritje të punësimit, e as nxitje të investimeve të huaja dhe të vendit . Ky propozim i Qeverisë është vetëm edhe një dëshmi se Kosova do të vazhdojë rrugën e vendnumërimit, STATUS QUO-s,që i bie mbetje apo edhe shkuarje prapa, edhe atë jo vetëm vitin e ardhshëm, por ndoshta edhe bukur gjatë, gjithmonë nëse vazhdohet me këtë mendësi të vetëdorëzimit të Qeverisë para sfidave, siç janë luftimi i ashpër kundër korrupsionit e krimit te organizuar, që e kanë kapur shtetin dhe kanë metastazuar tanimë deri në majat e saj qeveritare, por jo vetëm.”