Home KRYESORE Mesila Doda i pergjigjet Isa Mustafes!

Mesila Doda i pergjigjet Isa Mustafes!

Deputetje Mesila Doda ishte sot ne protesten modeste realizuar ne mbeshtetje te Albin Kurtit arrestuar nga policia e Kosoves pse nuk lejonte zhvillimin e punimeve te parlamentit.

Zeri i kesaj proteste te drejte, por shume modeste per arsye krejt te natyrshme arriti deri ne Kosove duke e detyruar kryeministrin Isa Mustafa tu pergjigjet gazetareve duke thene qe Shqiperia te shohe punet e saj dhe te gezohej qe nuk kishte situata tymuese ne parlamentin e saj! Deputetja Mesila Doda ne replike me kete deklarate, por pa ja permendur emrin shkruan:

- Kunder atyre qe thone se nuk marrin mesime nga Shqiperia. Kosova eshte e te gjithe shqiptarve, lufta ishte e te gjithe shqiptarve ndaj sot kurrkush nuk thote dot se kjo eshte thjesht puna jone dhe te nxise mentalitete ndasie e urrejtje mes nesh. Burgu politik eshte koncept i tejkaluar ne politiken e sotme moderne. Dialogu duhet te jete qasja e re e politikes moderne shqiptare. Ne jemi 1″  

Por ne fakt qe nuk jemi nje, kete e di edhe vete Mesila dhe e tregoi edhe pjesemarrja modeste ne ate Proteste ku ishte edhe Mesila pothuaj se krejt rastesisht se i ra rruga andej. Pjesemarres ne proteste thone se Mesila me bashkeshortin gazetarin e njohur Enkel Demi erdhen kur protesta pothuaj kish mbaruar!

Ne jemi padyshim nje Komb, por jemi dy shtete te ndryshme dhe bashkimin e ketyre dy shteteve ne nje, shumica e ketushme, ndoshta dhe e atjeshme e duan veten nen catine e Bashkimit Europian.

Share: