Skenaristi dhe regjisori i famshem amerikan Michael Moore i është përgjigjur fjalimit dhe retorikës me tone të ashpra dhe urrejtjeje të kandidatit per President te USA-ve, Donald Trump në mënyrën më origjinale të mundshme. Aktivisti i famshëm me pikëpamje politike të majta ndodhej në kullën Trump në Manhatan, kur nisi fjalimin “Ne jemi të gjithë myslimanë”. Moore qëndroi në afërsi të ndërtesës historike derisa policia erdhi dhe i kërkoi atij të largohet. Më vonë, ai i shkroi një letër miliarderit të pasurive të patundshme, ku i kujtoi se vetë Trump dhe mbështetësit e tij nuk përfaqësojnë aspak pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të mbështetur deklaratën e tij, Moore i tregoi Trump statistika që vërtetojnë se shumica e votuesve amerikanë nuk identifikohen me fjalimin e tijtë urrejtjes kundër pakicave, ku përfshihen myslimanët dhe hispanikët. Ai kujtoi edhe një herë Trumpit principet e barazisë dhe të lirisë së besimit fetar, për të cilat SHBA trumbeton më së shumti, duke shtuar se ”˜nëse do të ndjekësh nga ky vend myslimanët, do të duhet të më ndjekësh edhe mua e shumë të tjerë”.