Home KRYESORE Mirësia s’ka të drejtë autori!

Mirësia s’ka të drejtë autori!

Nga Jonida Salku

Nëse nuk arrini të merrni nga ajo që jepni, mos jepni! Sepse varfëroheni dhe i humbni bukurinë dhe vlerën përulësisë.

Shumë prej nesh shohin lart, synojnë të arrijnë sa më pranë majës. Më se legjitime! “Who doesn’t like the view from the top?”

Por nga aty ku jemi, është mirë të shohim ndonjëherë poshtë, t’i shtrijmë dorën kujt të mundemi, për ta ngjitur afër shkallës sonë, sepse sado lart, kemi nevojë për shoqëri.

Solidaritet dhe dashuri të paktën në fundvit! Është bukur të shohësh gëzimin në sytë e një fëmije të varfër që nuk ka mundur ta festojë kurrë Vitin e Ri i ngopur. Është qiellore mirënjohja e një nëne për gëzimin e syve të fëmijës së saj. Në doni ta merrni këtë ndjesi, jepni! Të japësh është njerëzore, të marrësh mirënjohje është hyjnore!

Dhe, e dini çfarë? Publikojeni atë mirësi që bëni, atë që jepni! Bëni foto, selfie, statuse, thirrje, fushatë, le t’ua pëlqejnë e t’ua shpërndajnë mirësinë, le të behëni shembull, ndoshta dikush ju kopjon… Mirësia s’ka të drejtë autori!

Share: