Home I pakategorizuar Mos te zente halli tek Sigurimet Shoqërore.

Mos te zente halli tek Sigurimet Shoqërore.

Nga Edgar Frasheri

Kur ndodhesh per kohe te gjate jashte Shqiperie, themi gati nje vit, dhe kthehesh perseri, menjehere fillon te ndjesh presionin se duhet te besosh qe “gomari eshte prift”, qe ne fakt eshte gomar me i keq se sa kur e ke lene.

Kjo kryesisht kur te ndodh fatkeqesia te kesh te besh me nepunesit e administrates, te cilet jane te detyruar me ligj te sherbejne sepse paguhen nga une per kete pune. Nuk po flas per privatet sepse atje jane motive te tjera qe e vene punen ne levizje, ndonese edhe tek ata ka rendesi kultura e te sherbyerit dhe morali i shoqerise.

Vajtem tek Sigurimet Shoqerore me time shoqe, thjesht… po them thjesht se nuk besoj te kete asnje veshtiresi ne pikepamje procedure, te kerkojme qe pensioni i saj te mos dergohet tek BKT ( per kete banke kam nje kapitull me vete) por tek Intesa Sanpaolo ku atje eshte edhe llogaria time. Befasisht reagimi i nje fare pergjegjesi zyre finance atje ishte i tille, sikur e pickoi gjarperi, sepse kerkesa jone ju duk gati sikur po i ekzekutonim zyren per te kryer kete transferim. Dukej sikur ai zotnia me shume ishte pjese e bankes se sa e shtetit. Por absurdi tjeter, qe mu duke si hakmarrje, ishte se na thane qe kjo pune kerkon TRE MUAJ kohe!!!!. Per te qare e per te qeshur, nga halli.

Mu kujtua se dikur ne nje numer estrade ne TV, ishte nje copeze ku pershkruhej puna e nje punonjesi kuadri i cili gjithe diten bente goxha pune duke: ” hapur sirtare e mbyllur sirtare, dhe hapur dosje e mbyllur dosje.”…

Per tu justifikuar na thane se per kete qellim duhej “hapur dosja”. Edhe sikur te ishte Porta e Katedrales se Shen Pjetrit ne Vatikan, nuk do te kerkonte kaq kohe per tu hapur..Mjer shqiptaret ne dore te cileve shqiptare kane rene!

Share: