Home KRYESORE Mrekullia e mrekullive që shpall shenjtore të Lumen Nënë Tereza

Mrekullia e mrekullive që shpall shenjtore të Lumen Nënë Tereza

Nga Albert Vataj

“Thojini Nënë Terezës që të kujdeset për t딝, është kjo lutja që ka kthyer nga rruga e vdekjes së sigurtë brazilianin 35-vjeçar që vuante nga një tumor në tru

Gazeta zyrtare e konferencës së peshkopëve italian, “Awenire”, shkruan se, Papa Françesku ka miratuar të enjten një dekret për njohjen e një mrekullie të Nënë Terezës që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë. Humanistja shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit “Nobel”, pritet të shpallet e shenjtë më 4 shtator të vitit 2016. Festimet në kujtim të Nënë Terezës janë parashikuar më 5 shtator 2016, ndërsa Shenjtërimi do të bëhet një ditë para. Gjatë ceremonisë pritet që në Romë të mbërrijnë rreth 300 mijë pelegrinë nga e gjithë bota.

Shërimi i një 35-vjeçari brazilian me tumor në tru është mrekullia e mrekullive të Nënë Terezës që e shpall atë shenjtore. “Thojini Nënë Terezës që të kujdeset për t딝, është kjo lutja që ka kthyer nga rruga e vdekjes të riun e sapomartuar, i cili ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme.

Vetëm tre ditë më parë, më 15 dhjetor, një rast i jashtëzakonshëm shërimi ka qenë subjekt i vlerësimit të konferencës së fundit të peshkopëve dhe kardinalëve të mbledhur në një kuvend në Vatikan.

Ky ishte hapi i fundit i procedurës së gjykimit të procesit për mrekulli që ka filluar në qershor të këtij viti në Dioqezën e Santosit në Brazil dhe që do të sjellë në nder të Lumes Nënë Tereza një altar të Kishës universale. Humanistja shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit “Nobel”, pritet të shpallet e shenjtë më 4 shtator të vitit 2016.

Mrekullia e mrekullive

Mrekullia e shërimit ka ndodhur 7 vite më parë, më 9 dhjetor 2008. Ai tani është 42 vjeç, vuante nga një tumor në tru dhe shpresa e shërimit ishte zero.

nene tereza me dajanenNjë rast tejet kritik i një pacienti 35-vjeçar, i trajtuar nën një terapi intensive, por pa rezultat, ka shokuar mjekët e spitalit të Santos në Brazil, kur brenda një kohe të paimagjinueshme ai është përmirësuar, madje shëruar plotësisht. Shqyrtimi kolegjial i Këshillit Mjekësor, më 10 shtator, del në konkluzionin se shërimi i pacientit është shpallur shkencërisht i pashpjegueshëm. Këshilli ka votuar unanimisht për këtë. Është kjo dakordësi që përbën një prej elementëve të besueshëm dhe provave më bindëse që është marrë në konsideratë nga konsulenca teologjike që merret me verifikimin e mrekullive.

“Thojini Nënë Terezës që të kujdeset për t딝, ka qenë kjo lutja që ka kthyer nga rruga e vdekjes 35-vjeçarin, me profesion inxhinier, i sapomartuar.

Ai e kishte filluar përvojën e tij të hidhur në fillim të vitit 2008, kur ishte diagnostikuar me tumor në tru. Kujdesi spitalor është pa rezultat në përmirësimin e pacientit. Ndërhyrja kirurgjikale mbetet shansi i fundit për të mbajtur në jetë 35-vjeçarin. Më 9 dhjetor 2008, tashmë në një gjendje kome, pacienti dërgohet në dhomën e operacionit. Për shkaqe teknike shtyhet ndërhyrja. Pas një vonese prej 30 minutash, rikthehet në sallën e operacionit stafi i ndërhyrjes kirurgjikale. Mrekullia kishte ndodhur. Ata gjejnë pacientin i ulur ndenjur që i shikonte i habitur. Kur ai përballet me mjekët e përgatitur për operim, 35-vjeçari që deri pak minuta më parë ishte në koma dhe shërimi i tij ishte pothuajse totalisht i pamundur, pyet me habi: “Çfarë po bëj këtu? Po ju?!”.

“Unë kurrë nuk kam parë një rast si ky ”“ tregon mjeku në deklarimin e tij. Nga përvoja ime profesionale 17-vjeçare, asnjë nga pacientët të prekur nga kjo sëmundje nuk i kanë shpëtuar dot vdekjes. Unë nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor, ka shtuar mjeku”.

Testet dhe analizat e mëvonshme kanë konfirmuar shërimin e plotë të të sëmurit dhe funksionimin normal të trurit të tij të prekur. Ai ka mundur të rifillojë jetën normale shumë shpejt duke lënë pas gjithçka si një ëndërr e keqe.

Raporti i përpiluar dëshmon se të afërmit e të sëmurit kanë bërë shumë lutje Nënë Terezës, veçanërisht gjatë krizës shumë të rëndë të 9 dhjetorit. Në një situatë pa rrugëdalje dhe me shpresa tashmë të humbura për një mundësi përmirësimi të shëndetit të bashkëshortit, nusja e tij u kërkon miqve dhe familjarëve të luten: “Thojini Nënë Terezës që të kujdeset për të.”

Në atë gjysmë ore pritjeje për ndërhyrjen, ishte një prift dhe anëtarët e tjerë të familjes do t’i bënin lutje Nënë Terezës në kishëzën e spitalit.

nene tereza me femijeNjë shërim i tillë e tejkalon kapacitetin e natyrës në substancë, sepse është e pamundur që të ndodhë. Kjo është një mrekulli e shkallës së parë, që përafrohet me atë të ngjalljes së të vdekurit. Shërimi i plotë dhe rigjenerimi i organit të shkatërruar nga sëmundja, e bën këtë mrekullinë e mrekullive.

Raste të tilla të mrekullisë në një lutje janë shumë të rralla. Shumica e rasteve të paraqitura dhe të shqyrtuara nga kuvendin e shenjtorëve përkasin shkallë të tretë, kur shërimi i një të sëmuri nën efektin e mrekullisë bëhet i mundur në një periudhë relativisht të gjatë dhe nën terapi të vazhdueshme mjekësore. Kjo e 35-vjeçarit brazilian është në kuptimin e plotë një mrekulli e Nënë Terezës, e cila ka dëgjuar lutjen dhe ka marrë nën kujdes të menjëhershëm të sëmurin, jo vetëm duke e kthyer nga rruga e vdekjes së sigurt atë, por duke e shëruar plotësisht.

Mrekullia e Nënë Terezës ka përmbysur përvojën tradicionale dhe praktikat e derisotme të mrekullibërjes.

Prifti brazilian kujton lutjet e Nënë Terezës, si mrekulli e mundur.

Edhe pse disa mund të thonë se kjo ishte rastësi, Ati brazilian Elmiran Ferreira Santos beson se duart e Perëndisë e çuan atë në kishëzën, ku shërbente. Atë pasdite ai mbërriti vonë, ndërkohë që, e priste zonja Aparecida Parish, burri i së cilës ishte diagnostikuar me një tumor në tru.

“Gruaja thjesht nuk e dinte se kujt t’i lutej” shtoi prifti. At’ Elmiran Ferreira Santos e ftoi gruan dhe të afërmit e saj për t’u lutur me ”˜të për Nënë Terezën, themeluesen e Misionareve të Bamirësisë.

“Unë sapo ishte kthyer nga një Meshë me murgeshat e Misionit të Bamirësisë, madje kisha edhe një medalje të vogël që më ishte dhënë nga motrat”, -tha prifti. Medaljonin ja dha gruas së pacientit dhe i ftoi të gjithë t’i luteshin Nënë Terezës.

Fjala për shërimin e pacientit përhapur shpejt në të gjithë famullitë, dioqeza dhe më tej At’ Caetano Rizzi, famullitar gjyqësor, i cili mbikëqyri çështjen në Dioqezën Santos, tha se tërë procesi dioqezan ndodhi shumë shpejt.

Ai tha se kishte marrë një telefonatë në mes të qershorit 2015 nga një mik në Romë, i cili i kishte thënë atij se Vatikani ishte duke kërkuar për një mrekulli të mundshme që i atribuohet Nënë Terezës dhe se dy përfaqësues të Vatikanit do të fluturonin për në Brazil. Pas një jave një grup ekspertësh dhe teologësh të ardhur nga Vatikani do të shqyrtonin faktet dhe dëshmitë e mrekullisë. Kishte katër seanca -kujton famullitari- u mblodhën, u verifikuan me imtësi dhe u dokumentuan të gjitha provat mjekësore dhe teologjike për rastin në fjalë. Procesi përfundon më 26 qershor 2015 dhe përfaqësuesit kthehen në Romë me të gjitha provat e mbledhura nga Dioqeza Santos.

albert VatajPas një hetimi dioqezan në një mrekulli të mundshëm jep rezultate pozitive, rasti shkon në Kongregatë për shkaqet e Shenjtorëve. Një panel i mjekëve thirret nga kongregacioni për të studiuar nëse shërimi ishte autentik dhe i qëndrueshëm dhe se nuk ka asnjë shpjegim natyror, mjekësor për ”˜të. Me miratimin e mjekëve, dosjet kaluan në një panel të teologëve.

Tashmë është gjithçka e vendosur. Nënë Tereza është shpallur shenjtore dhe kanonizimi i saj do të bëhet më 4 shtator të vitit 2016.

Faleminderit ti grua e madhe, ti e Lumja Nënë Terezë, ti Shenjtorja shqiptare.

Share: