Kryeministri i Kosoves dhe kryetari i LDK, Isa Mustafa ka uruar për postin presidentin e ardhshëm të Kosovës, Hashim Thaçin kryetarin e PDK
Mustafa theksoi edhe njëherë se zëvendësi i tij, Thaçi, do të jete në numri një i shtetit, pakt ky që do të zbatohet në sajë të marrëveshjes që PDK dhe LDK kane nënshkruar me pare.
Mustafa u ndal dhe tek sfidat dhe punët që janë bërë gjatë një viti, ku ai përmendi procesin e liberalizimit të vizave për të cilin tha se do të arrihet gjatë vitit 2016.
Këto deklarata, kreu i Ekzekutivit kosovar i bëri gjatë një takimi me rastin e festave të fundvitit të organziuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherësh zv.kryeministrit, Thaçi, së bashku me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku. Në këtë takim merrnin pjesë dhe ministra të kabinetit qeveritar si dhe ambasadore te ndryshem.
Nuk dihet akoma kush do ta zevendesoje Thacin ne pozicionin e Zv. Kryeministrit dhe ministrit te jashten ndersa opozita ka filluar te kerkoje zgjedhje te parakoheshme.