Home KRYESORE Neranzi replikon ashper me Majkon ne distance…

Neranzi replikon ashper me Majkon ne distance…

 

Biznesmeni i sukseshem Nikollaq Neranzi duke ndjekur punimet e parlamentit (nje pjese te te cilit e njeh nga afer duke e ushtruar detyren e deputetit per te pakten nje legjislature) ndersa degjon fjalen e ish kryeministrit Majko ne Tv qe po kerkon te argumentoje se ligji nuk eshte bere per te cuar ne burg biznesmenet, por kondrabandistet e medhenj te cilet i kane prishur pune biznesi te ndershem Neranxi shkruan ne profilin e tij ne Facebook:

“Po kush e ha kete more Majko, sidomos e thene nga ti qe kur ishte kryeminister, na more 1% takse nga cdo fature tatimore se gjoja do beje rrugen e Kombit. 60 milion dollare iken ne drejtim te paditur sepse rruga nuk u be. Edhe nese e justifikon se i ke harxhuar per pune te tjera, prape je fajtor se ke mashtruar dhe leket duhej te na i ktheje! Kondrabanda po njeh lulezimin e saj me te madh tani qe ju jeni pushtet, kete e ndjejme per dite ne qe punojme dhe ti dashke gjasme ta luftosh dhe si? Duke lene hajduta si punonjes doganash? E lini kastile tregun rumpalle, pastaj vini te na lexoni ligjet. Rregulloni veten tuaj, vini njerez te ndershem ne administrate dhe tregu formalizohet vete!”

Share: