Nga Era Cela
Është vetëm 25 vjeç, por prej disa muajve është bere nje personazh mjaft i dashur per publikun por dhe per media .Nertila me guximin dhe këmbënguljen e saj ka arritur që të ketë një sukses të madh. Jo të gjitha moshataret e saj do të merrnin përsipër iniciativën për të drejtuar si sipërmarrëse në një moshë kaq të re, por, mbi të gjitha t’ia dilnin mbanë me sukses. Ajo është përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Intercontinental Albania” ku mori dhe trofeun e Miss-it. Nertila është një modele e talentuar, por edhe një sipërmarrëse e suksesshme dhe një nga vajzat bukuroshe që merret me sete fotografish. Një buzëqeshje rrezëllitëse na dhuroi Tila sapo e takuam. Sy që shkëlqejnë me një fytyrë engjëllore që transmeton vetëm mirësi dhe dashuri tek të tjerët. Nertilën çdo vajzë do ta kishte zili për bukurin dhe fizikun e saj, por ja që Zoti nuk u jep të gjithëve. Është kënaqësi të bisedosh me një vajzë me aq edukatë dhe të dashur si Nertila. E me plot bindje them se, që një 25-vjeçare të ketë sukses sa kjo bukuroshja Kapaj, duhet të ketë patjetër ca si shumë guxim…
Nëse unë do të thoja Nertila Kapaj c’farë duhet të mendonte publiku?
Që quhem Nertila ,vij nga qyteti i Gjirokastrës. I përkas shenjës së Gaforres. Jam diplomuar për infermieri, ndërkohë vazhdoj edhe për drejtësi. Dikur jam marrë me kërcim, më pas edhe me modeling. Kam bashkëpunuar me shumë fotografë për kalendarë dhe shërbime të ndryshme fotografike, ku përmend : Ilian Stërmolli, Sonny, Marsel Rexhini etj. Kam qenë pjesëmarrëse në sfilata mode, klipe muzikore dhe filma me metrazh të shkurtër. Aktualisht drejtoj biznesin tim privat.
Nertila ti ishe pjesë e një evenimenti Miss Intercontinental Albania dhe kosova nga ku rrëmbeve dhe cmim më trego pak për ktë eksperjencë ?
Isha pjesmarrëse te Miss Intercontinental Albania dhe Kosova ku u zgjodha shoqëruesja e parë e Miss Intercontinental Albania. Këtë event e organizonte Nazlije dhe Vedat Sadrijaj. Ishte një eksperienc e bukur që më bëri të ndihem e vleresuar.
Meqë jemi këtu te eksperiencat ti ke provuar shumë kë do ta quaje më të vecantë dhe pse ?
Kam provuar të bëj aktoren në disa filma,gjithashtu të modeloj si në sfilata po ashtu në reklama dhe videoklipe.,por Nertila nuk është vec kjo ,Nertila është edhe një biznesswoman e mrekullueshme dhe mbi të gjitha jam një goce që mbaj rekord gjobash pasi jam shumë tip që kam qejf të thyej rregullat në çdo aspekt.Por për të veçanta nuk di kë të zgjedh sepse ka shumë dhe duke qënë se jam tip i veçante gjithmonë kam qenë në qendër të vëmendjes.
Ti je marrë dhe me fotografinë. Kaq shumë të pëlqen?Fotografia është pjesë e pandashme e jetës time. Bëj fotografi kudo që jam. Më pëlqen të fotografoj çdo çast e t’i shikoj ndonjëherë kur kam nevojë ose kur dua të rri vetëm. Janë si pjesëza të vogla të cilat të sjellin shumë kujtime.
Sa e rëndësishme është familja për ty?
Familja është gjëja ime më e rëndësishme. Përbëhet prej babait dhe motrës. Ata janë gjithçka e imja dhe çdo hap që ndërmarr në jetën time ata janë arsyeja, mbështetja, kuraja ime.
Ti je një vajzë e bukur natyrale, por a ke dhe ndonjë kurim të veçantë ?
Bukurin ma ka fal natyra por edhe kujdesem shumë për veten. Imazhi është një pjesë e dukshme e çdokujt dhe unë mendoj se paraqitja nuk është gjithçka, por përshtypja e parë duhet të jetë gjithmonë e mirë në të gjitha aspektet. Meqë jemi tek imazhi, falënderoj Sali Alushin dhe qendrën estetike “Mega sun” që kujdeset për pamjen time.
C’është dashuria për ty Nertila?
Dashuria për mua është një ndjenjë e pashpjegueshme që të gjithë e provojnë herët a vonë.
Le të flasim pak për jetën private të Tilës… Vazhdon të jesh single, apo ndonjë lidhje e re?
Nuk kam kohë për dashuri, më beso!
Shumë shprehen se preferojnë flirtet të çmendura… Ti je tipi i aventurave apo nuk e shikon veten si të tillë?
Ndodhem në valën e angazhimeve më të mëdha, pasi biznesi im më ha shumë kohë. Më duhet të jem vazhdimisht e pranishme aty.
Nertila Ti je një sipërmarrëse e suksesshme por sa e vështirë është për një 25 vjeçare të drejtojë dhe të ketë sukses mbi të gjitha ?
Unë jam një sipërmarrëse e suksesshme ama çdo sukses ka dhe shumë vështirësi.Por jam shumë e zonja ti përballoj të gjitha.
Cila është shenja jote e horoskopit ?
Jam shenja e gaforres
Ku preferon ti kalosh pushimet në det apo në mal?
Pushimet kalohen bukur mjafton të jesh me njerëzit e duhur.
Në ditë e zakonshme e Nertila Kapajt?
Nje ditë e zakonshme për mua punë,dalja me shoqërim dhe prape punë. Kjo është e zakonshmja por ka dhe të jashtëzakonshme…