Home KRYESORE Nga IPhone zbulohet banda dhe dobesia e doganave tona!

Nga IPhone zbulohet banda dhe dobesia e doganave tona!

Një bandë e përbërë prej shqiptarësh që merreshin me grabitje u shkatërrua, ndërsa 45 persona u dënuan me 69 vite burg në total nga një gjykatë në Leuvenne të Belgjikës.

Shqiptarët u shpallën fajtorë për vjedhje objektesh dhe trafikim në Shqipëri. Organi i drejtësisë vendosi edhe një gjobë prej 119.700 euro për të dënuarit. Nga 47 të pandehurit, 45 persona u shpallën fajtorë për vjedhje dhe pastrim parash, ndërsa për dytë tjerë nuk kishte prova të mjaftueshme.

Hetimi filloi pas vjedhjes së një iPhone në Holsbeek më 22 nëntor 2013, i cili një muaj më vonë u aktivizua në Shqipëri. Sipas hetimeve banda ka vjedhur 261 shtëpi në Belgjikë dhe ka kryer një grabitje të dhunshme të një kamioni të ngarkuar me cigare.

Prokurori belg, Hans Van Espen, i cili udhëtoi drejt Tiranës për hetimin, tha se ky rast konfirmon dështimin e doganave shqiptare në zbulimin e kontrabandës së mallrave që futen në Shqipëri.

Sipas Van Espen, është e habitshme se si kuzhina të plota të vjedhura janë transportuar me kamionë drejt Shqipërisë, pa u venë re nga doganat e këtij vendi. Mediat belge kanë shkruar se një nga pengesat më të mëdha për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian është lufta kundër korrupsionit në dogana dhe kontrolli kufitar.

Share: