Home KRYESORE Nga pardesytë e bardha në 1990, tek xhupat e zinj në 2015

Nga pardesytë e bardha në 1990, tek xhupat e zinj në 2015

Nga Mentor Kikia

E dini kush ka qenë dhe është halli më i madh politik i 25 vjetëve post-diktaturë(jo demokraci)? Lidershipi grindet se kush ishte më shumë komunist nga ata që themeluan PD-në e më pas gjithë politikën. Kush ua bleu pardesytë e bardha atyre që u veshën me uniformën e “revolucionit” atë Dhjetor 25 vjet më parë? Kush e themeloi PD-në, studentët apo komunistët për të trashëguar pushtetin?

Sa shumë është shkruar, sa intevrista janë dhënë, sa emisione janë bërë, dhe më shumë se kaq, sa luftë politike, sa protesta e beteja, sa zjarre janë vënë e po vihen në emër të komunizmit dhe antikominizmit. Edhe sot ne tymosin kryeqytetin në emër të një bunkeri. Njëri e quan vepër arti e tjetri simbol komunist.

Por ndërsa pardesyve të bardha të 1990-ës u ka dalë boja, në Tiranë janë shfaqur ca xhiboksa ta zinj. Këta dolën për herë të parë në protestën e 8 Dhjetorit, me një flamur të zi dhe një stemë. Por atë ditë s’u mor njeri shumë me këtë krijesë, pasi u dogj bunkeri dhe rendëm pas tymit.

Të premten pasdite isha para shkallëve të Pallatit të Kongreseve, i ftuar të merrja pjesë ne ceremoninë e përkujtimit të 25 vjetorit të krijimit të PD-së, kur pashë një grup të rinjsh të veshuar me xhiboksa të zinj, të rreshtuar në kolonë për dy dhe që ecnin me hap gati ushtarak. Po këta çfarë janë?- pyeta dikë “të brendshëm” që kisha pranë. Këta janë skuadra “hajdariste”, Korpusi Rinor “Azem Hajdari”, KRAH. Po përse ecin me hap ushtatrak, përse qëndrojnë në kolonë, si në marshim, përse pardesyte e bardhaua hapin rrugën të gjithë që edhe nëpër shkallë e brenda në holl të mos e prishin marshimin?

Më pas, në sallë, ata komandonin brohoritjet, ata iniconin duartrokitjet, inicionin thirrjet “Lulzim Basha, Lulzim Basha…”.. Po c’janë këta këmishëzinj? Mos kanë rrjedhur aty në PD dhe po krijojnë ndonjë “organizat딝 rinore që të shërbejë si krah i dhunshëm politik, apo ndonjë grup që, në emër të “xhupit të zi”, mund të dalë nga kontrolli apo të kërkojë imunitet opozitar për veprimet që bën?

Zot na ruaj, kemi 25 vjet që s’po i japim zgjidhje pardesyve të bardha, tani na dalin me hap rreshtor edhe xhupat e zinj.

Share: