Home KRYESORE Nje grua e moshuar humbi jetën! Jo vetëm shtetin, jemi te gjithë...

Nje grua e moshuar humbi jetën! Jo vetëm shtetin, jemi te gjithë fajtore!

Nga Monika Spahivogli

Dje nje grua e moshuar humbi jeten sepse i prene ndihmen ekonomike dhe energjine. Sa njerez vuajne keshtu ne Albanistan??
Jetojme ne kohen e informimit maksimal (nepermjet internetit) por, me mijra (qindramijra) njerez vuajne atje jashte. Ndihem edhe une fajtore sepse, vetem nje dollap i vjeter qe nuk di ku ta hedh, mund ta kishte ngrohur dy dite. Vetem tre batanije qe i kam teper, mund ta kishin shpetuar. Vetem nje buke ne dite (ne vend te nje kafeje qe pi) do ta kishte mbajtur gjalle…..Sa nga ne nuk e kane problem kaq gje por, sa nga ne nuk shohin pertej problemve te tyre??

Me vjen te krijoj nje organizate (levizje shoqerore) me emrin “Informo” ku njerëzit te njoftojne per fqinjet e tyre ne hall dhe te tjeret te ndihmojne por, kam frike se organizatat krijohen me qellimin e mire dhe perfundojne ne duart e hajduteve ndaj nuk e bej.

Nuk bej dot me faj vetem shtetin. Jemi te gjithe fajtore!!!  Jemi shoqeri qe cdo gje e pret nga shteti, shoqeri qaramane dhe egocentrike, ndjese!

Share: