Home KRYESORE Partitë jo Parlamentare duan të marrin pjesë në reformën zgjedhore

Partitë jo Parlamentare duan të marrin pjesë në reformën zgjedhore

Grupi i Subjekteve Politike jo Parlamentare shqiptare, të mbledhur në takimin e dytë të radhës, pasi diskutoi nevojën për Reformën Zgjedhore i drejtohet me një letër: Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe për dijeni: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadores së BE-së në Shqipëri, Ambasadorit të Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri dhe Zyrës së ODHIR në Varshavë e Institucioneve vëzhguese vendore ku kërkohet të vlerësojnë drejt shqetësimin e ketyre Subjekteve Politike për faktin se, përfaqësojnë 25-35 % të votuesve shqiptarë

Partite jo parlamentare kerkojne – Komisione votimi e numërimi jo nga partiake, por profesione e lira, mësues, jurist, avokat etj. – Përdorimi i teknologjisë, në votim e numërim, mundësi dhe nevojë për standarde. – Rregullimi kritereve të financimit të subjekteve dhe me transparencë. – Më shumë hapësirë mediatike subjekteve të vogla dhe alternativave për tu promovuar. – Votimi i emigrantëve të mos shtyhet si mision i pamundur.

Share: