Home KRYESORE Përsiatje teksa shikoj atë çunin e bukur qe ndodh te jete kryeminister...

Përsiatje teksa shikoj atë çunin e bukur qe ndodh te jete kryeminister i Kanadasë…

Stërgjyshja ime ishte Turke. Ne fakt ishte bjonde me sy jeshile dhe ky fakt me ka ngaterruar disi gjate rriturise sime.

Me vone zbulova qe ishte e bija e vetme e nje Gjenerali turk me origjine Siriane (femijet e tjere ishin djem).

Stergjyshi im (i bukuri i dheut) e mori per grua sepse i premtoi babait te saj qe kurre nuk do e sillte ne Shqiperi-ishte studenti i preferuar i Gjeneralit ne Turqi.

Si te gjithe Shqiptaret, nuk e mbajti fjalen dhe u kthye – pika qe s’i ra !!!

Me vone akoma mora vesh qe familja e stergjyshes, ishin Siriane te debuar (ne kohen qe u debuan Cifutet nga Siria)….Cfare kombesie te kete stergjyshja ime e bukur??

P.S: Persiatje teksa shikoj ate cunin e bukur qe ndodh te jete kryeminister i Kanadase dhe refugjatet Siriane (njeri me i bukur se tjetri) te cilet ai i mirepret ne shtetin e tij te bukur!!

Share: