Home KRYESORE Po privatin kush do e testojë?

Po privatin kush do e testojë?

Nga Ylli Dylgjeri

Testimi i nëpunësve civilë tani do të bëhet me koncesion nga një shoqëri private. KM ka miratuarnjë vendim të ri, sipas të cilit parashikohet që punonjësit me status nëpunësi civil janë të detyruar t’i nënshtrohen testimit njëherë në 4 vjet etj, etj. Por, …në rast se pas provimit, që do të bëhet nga shoqëri private, nëpunësi do vlerësohet jo i përshtatshëm…njësia e burimeve njerëzore deklaron përfundimin e marrëdhënieve në Shërbimi Civil.

Ky është në esencë Vendimi i KM.
Në Shërbim Ushtarak thuhet :
Urdhri zbatohet nuk diskutohet!
Në Shërbimin Civil, Vendimi edhe mund të diskutohet e të komentohet…

Koment:
Duke qënë një nga punonjësit më të hershëm me Status të Nëpunësit Civil (viti 2000), si dhe duke dhënë kontribute e duke kryer trajnimit në Institutet dhe Kolegjet më prestigjoze të Shërbimi Civil që nga Londra (Civil Servise Colege). në Institutin e administratës publike Hagë, në Trieste, etj do të doja të dija nga është përftuar kjo eksperiencë e panjohur deri më sot për dhenien e testimit me konçesion një shoqërie private, për sa kohë në funksion të Administratës Publike me ligj, kemi një institucion trajnimi qe quhet ASPA, e që drejtpërdrejt përgjigjet për rritjen e kapaciteteve të administratës publike.
Së fundmi pyetja është: Po kompaninë private kush e teston?

Share: