Home KRYESORE Protestat qeveritare ne Kosove ndaj BE-se…

Protestat qeveritare ne Kosove ndaj BE-se…

Nga Lavderim Lita

Sot ne rruget e Prishtines jane shfaqur afishe “qeveritare” kunder perfaqesuesit te BE ne Prishtine, si gjoja proteste e qytetareve per vonimin e liberalizimit te vizave.

Nje gje eshte e sigurte: qytetaret e Kosoves meritojne te levizin te lire ne BE si te gjithe te tjeret. Mirepo qeveria e Kosoves e zene ne cark ne parlament, ne rruge dhe me rritje te radikalizmit fetar, po “shfryhet” ndaj Bashkimit Europian qe nuk po i hap deren qytetareve.

Keto pakenaqesi do te shfrytezohen nga pasardhesit e haxhiqamilisteve ne shoqerine e Kosoves. Po ashtu e vertete eshte fakti qe, Bashkim europian po perballet me shume probleme, qe nga vershimi i refugjateve, kriza ekonomike-financiare e deri tek terrorizmi, dhe nuk ka terezi te shtoje problemet brenda saj, me hapjen e drites jeshile qeverise se Kosoves, e cila nuk bene asgje te dobishme per te qene e pranueshme.

As ka ngritur gjykaten Speciale e as ka nenshkruar marreveshjen me Serbine. Nuk kuptohet cfare kerkojne?

Share: