Nga Zef Bushati
Shqiperia eshte ne duart e drejtesise, shqiptaret “shpetojne” nese behet reforma ne drejtesi. Ligji per dekriminalizimin do e “pastroje” parlamentin nga kriminelet dhe deputetet e inkriminuar, do “pastroje” qeverine nga ministrat e korruptuar e hajdute, do e pastroje qeverisjen nga zyrtare te degjeneruar qe abuzojne me detyren.
Ligji i lustracionit do e dekomunistizoje shoqerine, do hape dosjet dhe do e pastroje administraten nga ish drejtuesit komuniste,nga ish bashkepunetoret e sigurimit, nga spiunet e agjenturave te huaja,etj.etj.etj.
Vertete zyrtaret e larte te SHBA qe mbulojne zhvillimet ne Shqiperi i besojne keto pallavra ? Vertete zyrtaret e larte te BE, Gjermani, France, Angli, etj. i besojne keto mashtrime ? Pse a nuk e dine ata se kush i ka ne dore fatet e vendit te tyre ? Pse a nuk e dine ata, pse Kancelarja Angela Merkel u shpall njeriu i vitit ?
Nese nuk e dine eshte vertete per te ardhur keq, se nga kjo padije e tyre po vuan edhe populli yne pa eksperiencen e duhur te shtetit demokratik e ligjor. Pushtetin ne Shqiperi e kane tre burra : Edi Rama qe drejton PS me 63 deputete ne parlament, Lulzim Basha qe drejton PD me 45 deputete, dhe Ilir Meta qe drejton LSI me 20 deputete.
Cfare ndodh ne Parlament, i cili eshte organi ligjvenes me i larte ne nje Republike Parlamentare, e vendosin keta tre burra. Nese zgjidhen deputete te ndershem apo kriminele, jane keta tre burra qe e kane ne dore dhe qe e dine shume mire se si jane deputetet qe ata i vendosen ne listen e deputeteve.
Nese duhet te pastrohet parlamenti nga deputete me precedente penal, jane keta tre burra qe e kane ne dore. Nese duhet te zhvillohet reforma ne drejtesi jane perseri keta tre burra qe e kane ne dore. 138 te tjeret, deputetet, jane ushtaret e ketyre 3 gjeneraleve. Nese duhet te hapen dosjet perseri jane keta tre burra qe e vendosin. Kete nuk e di SHBA ? Nuk e di BE ? Nuk e di gruaja e vitit zonje Merkel ? Atehere pse nuk i ” ftoni ” ne nje takim ? Se nuk keni besim ? Se ju duken tre burra ” pa moral, pa karakter, te inkriminuar, ” ?
Nese vertete mendoni keshtu, ju duhet te ndihmoni kete popull te shume vuajtur te gjeje rrugen e drejte per te shpetuar nga llumi e balta ku eshte zhytur e ku e kane zhytur, te shpetoje nga e keqja qe sjell korrupsioni e kriminaliteti e te nise rrugen tuaj drejt integrimit dhe antaresimit ne Bashkimin Europian. E nese ju i vleresoni si tre burra te mire, por qe nuk jane te afte per te bere reformat ne te mire te popullit te tyre, ftojini ne tryeze dhe jepuni leksione ndershmerie, morali, qytetarie, dashurie per popullin e per njerezit, leksione per atdhe dashurine.
Nese ju i vleresoni si tre burra te mire jepini leksione qe ta kuptojne se korrupsioni e kriminaliteti ndaj qytetareve te vendit te tyre eshte krimi me i rende qe mund te beje nje politikan. Zyrtare cfare prisni ? A nuk po e shikoni, a nuk po e kuptoni se ka ardhur koha per ndryshim ? A nuk ju kane mjaftuar 25 vite qe ta kuptoni ?
Edhe ju te dashur miq jeni zyrtare te vendeve te juaja, edhe ju jeni pjese e administrates se vendit tuaj, edhe ju paguheni nga taksapaguesit e vendit tuaj, per te kryer detyren tuaj.
Nese pjese e detyres suaj eshte qe te ndihmoni popullin e shtetin shqiptar ne proceset e integrimit, ju lutem bejeni me korrektesi e pasion detyren tuaj.