Home KRYESORE Rama dhe Meta “refuzojnë” ftesën për ne festen e PD-se!

Rama dhe Meta “refuzojnë” ftesën për ne festen e PD-se!

Sot u kremtua 25 vjetori i Partisë së parë opozitare shqiptare. Mediat raportuan se organizatorët e festës se PD ishin kujdesur për ti nisur ftesë edhe dy drejtuesve të koalicionit qeveritar Edi Rama e Ilir Meta veprim krejt civil. Por ndërsa vitin e kaluar Ilir Meta ju përgjigj pozitivisht ftesës, këtë vit duket se Ilir Meta është nuk ka mundur te shkoje dhe ka dërguar një email justifikues. Syri.net shkruan se Meta është ”˜’penguar” nga dyshimi i Edi Ramës për nje flirt të tij me demokratët. Syri.net thote flirt që mediat e lidhin me nevojën e Ilir Metës për të shpëtuar nga një hetim mbi aferën CEZ-DIA.

“Në mesditë Edi Rama është kujdesur që ta ”˜’rrethojë” me garanci Ilir Metën e frikësuar nga hetimi për aferat e përfolura korruptive. Ilir Meta, sërish nuk e ka humbur rastin të luaj si një aktorë mbi palët, dmth si një politikan që nuk njeh asnjë cak moral për të pasur një dorë në bakllava e një dorë në ravani. Meta e ka uruar me e-mail partinë që rrëzoi idhujt e tij politik, Partinë Demokratike.”

shkruan Syri.net, por duket qartazi qe nuk eshte kaq e thjeshte kjo histori. Politikanet tane e kane shume te veshtire te kalojne veteveten ne raste te tilla, pastaj një veprim i tille do shkonte ne favor te pushtetin te Lulzim Bashes ne PD, por edhe ne te gjithe opoziten. te dy politikanet me te fuqishem te se majtes duket se nuk e kane fort qef nje zhvillim te tilla. Ata kane filluar te sulmenone me shume Bashen se Berishen qe eshte strumbullari me dinamik per nje opozite agresive.

Share: