Si një vit më parë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin me median, por këtë herë ndryshe nga 2014, Rama nuk është marrë me gazetarët apo me njerëzit e veçantë te tij, por ka folur me pak ironi për punën e medias dhe publikimi i tyre.
“E para nuk presim ngushëllime sot kështu që dhe mund të qeshni. Si fillim doja tu kërkoja duartrokitje për Endri Fugën për tre arsye, e para se hoqi picirin duke kërkuar folësin, njëri thoshte nuk flas se më Shan Fatos Lubonja, tjetri nuk flas se se di kush është mbas meje, tjetri thoshte nuk flas se do i them të gjitha
Arsyeja e dytë meriton dhe kjo një duartrokitje se hoqi picirin se kush nuk donte të ulej me kë.
E treta sepse Fuga parashikoi se askush nga folësit nuk do të pritet me dashamirësi dhe nuk do duartrokitet edhe kjo ndodhi.
Në fund të fundit ne mbarojmë një tjetër vit së bashku, në të njëjtin vend me të njëjtin premtim, ku njësoj si më parë jemi mbledhur me të njëjtën arsye, mua më takon se si mikpritës tju ofroj të njëjtin respekt.
Kjo marrëdhënie është dhe e mirë dhe e keqe sepse edhe unë dikur kam qenë si ju, jo Gazetar shyqyr zotit, por shkrimtar”, tha Rama.
“Unë jam mes jush si kavie kryesore e punës suaj që duhet të ndiej, thikat bisturitë, zorrën me presion të lartë, prandaj kam bërë një zgjedhje të palavdërueshme.
Kohët e fundit nuk para ju lexoj, ndodh rralla, them kështu se ju jeni më rehat se pushteti nuk ju flet në dorë, por dhe unë s’jam keq sepse kështu nuk cenohet shija e konsumatorit të ndershëm fjala e shkruar me sqimë.
Sonte s’kisha si i ikja të mirës së keqe dhe I kërkova zyrës së shtypit që të më ndihmonte me këtë fjalë në një përmbledhje të punës suaj me mua si lënë e parë e punës tuaj.
U mahnita sa shumë mund ishte derdhur këtë vit për të më bërë copa çika, për të më nxjerrë idealet e mia inekzistente, synimet e mia të zymta, halat në syrin tim, gjëmimet në veshët e mi, të fshehtat e mia.
Sa shumë analiza diagnoza prognoza në vetwm një vit, ka mbretëruar sunduar shtypur rreth zjarrit të madh që ushqej me trupat e të varfërve sa shumë fjalë që ishin thurur për një vit rresht.
Dua sinqerisht tu falënderoj për këtë luftë fjalësh pa kufi në një përpjekje një vjeçare, ndjehem pi privilegjuar që më keni bërë copë e çikë.
Unë do vazhdoj me stoicizëm të mbetem kavja juaj kryesore dhe jam kurioz të shoh vitin tjetër se çfarë ka mbetur pa thënë.
Do mundohem tu jap arsye të reja të nxirrni konkluzione të reja në shënimet tuaja.
Por edh epos s’munda unë tani është e provuar botërisht se ju I keni paramendimet e mia para se ato të vijnë, dhe jam I bindur se ato do I gjeni vetë.
Nuk desha të bëj një fjalë të gjatë nga ato të zakonshmet, por lind pyetja çfarë do bënit sikur ato mos ishin,.
Gjithsesi përtej të gjithave prapë një gjë mbetet më e rëndësishmja për tu thënë, ngadalësia e një detyre që më ka mësuar diçka dhe ju s’keni patur kohë ta zbuloni, që përkohshmëria jonë në këtë botë është kaq e shpejt sa s’ka asnjë kuptim të jetojmë duke harruar ti qeshim njëri-tjetrit.
Duke e mbyllur dua tu them se përtej gjithë kësaj që bëjmë gjatë ditës e vërteta më e madhe është se koha kalon me shumë shpejtësi për tu humbur vetëm me gjëra që I marrim më shumë seriozisht saç duhet dhe duke harruar ti buzëqeshim njëri-tjetrit.
Kam një dëshirë shumë të sinqertë që tu shoh të gjithëve duke buzëqeshur. Gëzuar të gjithëve, paçi shëndet, paçi sukses dhe mbi të gjitha sa më shumë gëzime dhe të gëzuara se për lajmet e pagëzuara kujdeseni vetë nga mëngjesi deri në darkë”, u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me median.
PS: disa prej gazetareve te ftuar kane refuzuar te marrin pjese; siFatos Lubonja, Andi Bushati, Cim Peka dhe ndonje tjeter.