Home KRYESORE Rama nuk kërkon falje, mbron bunkerin e xhelatët nga Shkodra!

Rama nuk kërkon falje, mbron bunkerin e xhelatët nga Shkodra!

Nga Edi Paloka

Edi Rama konfirmoi sot degradimin e tij të plotë politik e moral, duke u shfaqur i habitur dhe duke fajësuar popullin që është në revoltë edhe për dekoratat e tij për xhelatët e diktaturës.

Edhe më keq, nga Shkodra, Edi Rama zgjodhi të merrte në mbrojtje bunkerin, simbolin e izolimit dhe të paranojës shkatërruese të komunizmit.
Edi Rama e kishte në dorë, të hiqte dorë nga dekorimi, ti anullonte medaljet e tij për persekutorët, por zgjodhi sot ti qëndrojë deri në fund këtij akti kriminal e provokues.

Në vend se të kërkonte falje, ai zgjodhi tamam Shkodrën për të fyer qytetarët duke i quajtur të marrë pse nuk e duan bunkerin, pse janë kundër simbolit të regjimit më të egër komunist të lindjes.

Ky çudan, i përçudnuar hajdut e arrogant, bën të paditurin edhe kur qytetarët revoltohen për deklaratat e tij raciste, përçarëse, e nxitëse të urrjetjes mes shqiptarëve.
Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se populli është në këmbë për gjithë perversitetet e tij të përziera me korrupsion e krim, prandaj të mos habitet aspak.
Populli nuk është thjesht në këmbë. Populli është ngritur për ta larguar atë, për ta shporrur bashkë me bandën e tij të hajdutëve.

Edi Rama do të japë llogari deri më një, për fyerjet, provokimet, për aktet që rikthejnë të kaluarën e dhimbshme me të cilën shqiptarët janë ndarë me gjak e sakrificë.
Ai do të japë llogari për çdo të keqe që po i shkakton sot popullit, për çdo qindarkë që po i vjedh.

Të enjten para Parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit, dhe ai është dhe ishte thjesht një aksident i shëmtuar i historisë sonë.

Share: