Home KRYESORE Sa mirë që nuk mban asnjë premtim o kryeministër Rama!

Sa mirë që nuk mban asnjë premtim o kryeministër Rama!

Lutfi Dervishi ne shkrimin e fundit ne Syri.net thotë se edhe pak muaj dhe mbushen plot 3 vjet nga 10 premtimet kryesore të kësaj qeverie për Shqipërinë. Falë Zotit asnjë prej 10 premtimeve kryesore nuk është përmbushur dhe kjo siç do të dalë edhe më poshtë është bërë për të mirën e të gjithëve., për demokracinë, sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Ja si i rendit Dervishi premtimet dhe realizimet:

INFRASTRUKTURA… Kandidati i Beratit theksoi se “para së gjithash PS-ja do të ndërtoj rrugë për të lidhur akset e rëndësishme kombëtare, duke i ndërtuar ato. Përveç korridoreve të kaltër dhe të gjelbër, Lame premtoi edhe ndërtimin e autostradës së parë të shqiptarëve, sipas standartave të çertifikuara”. Imagjinoni sikur të kishte ndodhur hataja dhe të ishte mbajtur ky premtim….

TRANSPARENCA: “Kandidati socialist për Fierin, premtoi dje në Konventë se transparenca e punës së institucioneve do të jetë shtyllë kryesore për socialistët. Kuvendi do të rifitojë funksionet kushtetuese dhe se do të hapje kanal televiziv për veprimtarinë e tij”…

RINIA: Sekretari për Rininë, theksoi se nën qeverisjen socialiste, të rinjtë do të kishin mundësi të barabartë, për punësim dhe karrierë… në diplomacinë shqiptare nuk do të punësoheshin më familjarë..10 fish mikrokreditë për të rinjt딝! Po të mbahej ky premtim, dhjetëra mijëra të rinj sot nuk do t’i kishim në Gjermani apo vende të tjera, por do të ishin këtu- barrë për familjen, barrë për shoqërinë, barrë për kombin….

DREJTESIA, “PS do ta çlirojë Drejtësinë nga presioni për interesa politike dhe korruptive, duke e pastruar atë nga çdo shërbëtor që i shërben pushtetit”. Për këtë premtim flet vetë situata. Ja psh, qëlloi deputeti me armë pa leje ndaj qytetarëve….

KORRUPSIONI: “Deputeti.. . u zotua në emër të socialistëve se gjatë qeverisjes së të majtëve askush nuk do të tolerohej të abuzonte me pushtetin dhe ta përdorte atë për interesa personale, të familjarëve apo klaneve…. Ndëshkim për çdo shkelës të ligjit dhe transparencë në çdo konçesion të dhënë…”.

PRONAT…. Për efekt serioziteti më mirë të mos e përsërisim këtë premtim.

BIZNESI. “Klimë lehtësuese dhe favorizuese për biznesin. Stabilizim të administratës tatimore dhe doganore”. Për këtë premtim mjaft të kujtojmë muajin shtator dhe tetor me aksionin e famshëm anti informalitet….

EMIGRANTËT: “Do të garantohet e drejta e votës, buxhet për problemet dhe shqetësimet e tyre”… Këtu duhet pak sforco për të mbajtur gazin. Votë për emigrantët?!

MEDIA: “reklamat shtetërore nuk do të jenë më ushqim për mediat qeveritare. RTSH do i kthehet publikut dhe interesave të tij.. Akses të plotë për gazetarët dhe qytetarët te dokumentacioni shtetëror”. Po të ishte mbajtur ky premtim do të rrezikohej liria e shtypit….

300 mijë vend pune…. Ky premtim është dhe më problematiku se sipas qeverisë, 170 mijë vende pune janë hapur! Megjithatë… ka shpresë se të paktën edhe ky premtim nuk do të mbahet plotësisht.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Syri.net

Share: