Home KRYESORE SH.B. kundër buxhetin 2016, ligjit te ri për vendoret. Haxhimali zgjidhet drejtor...

SH.B. kundër buxhetin 2016, ligjit te ri për vendoret. Haxhimali zgjidhet drejtor ekzekutiv.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë mblodhi sot Kryetarë të bashkive dhe këshilltarët në tryezën e diskutimin “Bashki të reja përballë politikave të vjetra”. Kryebashkiakët vunë theksin tek problematika e pushtetit në këtë fazë tranzicioni, dhe vështirësi që ata do të kenë pas miratimit të ligjit të ri organik dhe buxhetin vendor për 2016. Kryetarja e Shoqatës, Znj. Voltana Ademi theksoi se problematika lidhet me paqëartësitë që ligj sjell në kuadrin e kompetencave dhe funksioneve të bashkive, në kufizimin e hapësirave për instrumenta dhe politikë vendore fiskale dhe mungesë e burimeve financiare për funksionet përkatëse.

Lidhur me buxhetin 2016, Kryebashkiakët kundërshtuan politikat fiskale të qeverisë me argumentin se buxheti i bashkive për 2016 nuk merr parasysh zgjerimin e territorit dhe se situate e bashkive është e vështirë për shkak dhe të borxheve dhe problemeve të trashëguara. Ky projektbuxhet nuk parashikon fonde dhe burime përkatëse për funksionet e reja nën përgjegjësinë e bashkive.

Bashkitë e reja kanë ende shumë boshllëqe dhe paqartësi në organizimin dhe funksionimin e tyre pas shkrirjes me njësi të reja, duke kërkuar akte të qarta nënligjore që do të lehtësonte këtë proces. Kryebashkiakët kërkuan që qeveria të respektojë parime të autonomisë vendore në hartimin e ligjeve, të marrë përsipër borxhet e trashëguara të bashkive dhe të rishikojë buxhetin 2016 sipas kërkesave konkrete.

Për ti dhënë një dimension ri shërbimeve ndaj bashkive, Shoqata e Bashkive zgjodhi në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv, z. Agron Haxhimali si një njohës me shumë eksperiencë i pushtetit vendor dhe mjaft konsensual.

Share: