Nga Shenasi Rama
Ne disa komente te miqve te mi vura re se i kishte ngacmuar shume nje fakt qe permendet me shume force ne nje interviste te dhene nga “Nusja e Azemit” , e veteperkufizuar, znj. Mimoza Ferraj.
Fakti ka te beje me vrasjet e dy prillit 1991 dhe me dijenine se ka pasur nje grup qe ka synuar te me zhduke fizikisht. Mimoza Ferraj, flet me siguri. Ne shkrimin e tij kolegu Grid Rroji, ngren ca pyetje shume shqetesuese.une kam folur edhe me pare per kete rast, sepse kur kam shkuar me e ndale gjakderdhjenn me Senatoret Europiane, te gjithe ishin te cuditur qe isha gjalle…
Se bashku me komentin e Shpend Jeshnica Pllumi dhe me debatin qe zhvillohet ne murin e tij, po e sjell shkrimin e kolegut Rroji ketu me poshte. Jo per tjeter por ngren ca pyetje te drejta qe duan pergjigje. Ndoshta per 25 vjetorin e vrasjes, Sali berisha, Aleksander Meksi, Gramoz Ruci e ca te tjere, do te dalin te japin pergjigjet e duhura per 2 Prillin 1991…
p”Duke lexuar kete status te nje prej njerezve qe kane qene ne brendesi te ngjarjeve po shoh se ne kete intervisten e Moza Ferres paska nje kercenim te hapur me jete, i cili ndonese i behet me sponde Shenasiut, na prek te gjithe pjesetareve te Forumit Rrethi i Ferrit. Sipas Ferres paska patur nje grup drejtuesish te PDse te investuar per te vrare atehere Shenasiun dhe gabimisht vrane te ndjerin Ben Broci.
Sipas Ferres “Beni kishte veshur pardesyne e Shenasiut dhe ndaj u vra”. Shpend Jeshnica Pllumi e konfirmon dijenine ne nivel anekdotik te ketij fakti.
Dalin disa pyetje qe kerkojne pergjigje nga ata qe na thone se ishin protagoniste te dhjetorit dhe sidomos Sali Berishes dhe grupit qe ai perdor:
1. Kush kane qene pjesetaret e atij grupit qe vendosi per te vrare Shenasiun, pervec Berishes, Hajdarit dhe Meksit qe sic deklaron Ferra ishin ne krye te puneve;
2. Cilat kane lidhjet e tyre me Sigurimin e shtetit, me pare dhe ne ate periudhe. (Duhet thene se nuk ka asnje te dhene qe prof.Meksi te kete pasur ndonje lidhje me Sigurimin);
3. Pse e ka akuzuar Sali Berisha Azem Hajdarin tek 27 pikat e famshme te gazetes RD si vrases? Pse njera nga pikat e akuzes se Berishes i kerkonte Azemit (te cilit media i ngarkon pseudonimin Bualli) ku kishte qene me 1 dhe 2 Prill? Ku ka qene “princi i mendjeve te lira” me 1 apo 2 prill, ne Shkoder dhe nese ka qene pse eshte fshehur ky fakt?
4. Cfare lidhje ka ekzistenca e ketij grupi vrases me debatin Sh. Rama-Berisha lidhur me rrugen e PDse pas zgjedhjeve te 31 Marsit te pershkruar ne librin e Rames dhe te pakontestuar nga Berisha deri me sot?
5. Ku jane anetaret misterioze te ketij grupi sot dhe a eshte permendja e tij nga Ferra, nje njeri qe ka vite qe flet sapo qe i drejtojne cfaredo mikrofoni, nje kercenim me jete? Pse nuk i ka permendur me pare? Pse pikerisht tani? 6. Ke tjeter ka denuar me vdekje ky njesit guerril?
Do ishte me shume interes ti dinim pergjigjet e ketyre pyetjeve nga kushdo qe i ka pergjigjet te dokumentuara per te patur nje kuader me te qarte te asaj cfare ka ndodhur dhe arsyeve. Sa per kercenimin ai eshte shqetesues per nivelin e degradimit te diskutimit politik, dhe nese nuk pergenjeshtrohet nje ceshtje serioze.”
Edhe me poshte po sjell shkrimin tim per Arben Brocin dhe 2 Prillin…