Home KRYESORE Shenjtërimi i fjalës dhe arsyetimi i filozofit

Shenjtërimi i fjalës dhe arsyetimi i filozofit

Nga Albert Vataj

– Të kërkosh arsyen për çdo gjë që ndodh është shumë e rrezikshme. Sa kohë që ende nuk ke vendosur të bëhesh filozof, ajo që të ofrohet si shpërblim është veçse zhgënjimi.

– Mirësjellja e njeriut të edukuar s’kushton asgjë, por me të mund të blihet çdo gjë, përveç e drejta për të qenë mirësjellja e merituar për atë që gjithçka e blejnë me para dhe besojnë se paraja është gjithçka që ata kanë.

– Natyra njerëzore nuk është e përkryer në asnjë dimension të tij, as në vese dhe as në virtyte. I poshtri ka virtytet e tij, sikurse vetë kaosi ka rregullat e veta. I ndershmi ka dobësinë e vet sepse ndjehet i poshtëruar në një të tashme që virtytin duhet ta blej me çmimin e vesit.

– Ata që kafshojnë dorën që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucën që i shqelmon, sepse mosmirënjohësi tek mirësia nuk gjen asgjë nga vetja, të cilën ligësia s’kursehet t’ia japë ashtu siç ai e meriton.

Share: