Home KRYESORE Shperthen Plasari kunder Abrahams dhe PS.

Shperthen Plasari kunder Abrahams dhe PS.

Aurel Plasari ka sulmuar ashpër gazetarin amerikan Fred Abrahamsdhe, kjo ka ndodhur pasi ai e ka përmendur në librin e tij për trazirat e vitit ’97. Plasari thotë se Abrahams është këlysh i Sorosit dhe ja cfare shkruan ai:

“Një këlysh i multimiliarderit George Soros, ish-mashtrues i dikurshëm amerikan Abërham a Abërhim i sponsorizuar me paratë e dallaveraxhiut ndërkombëtar, shfaqet përsëri në Shqipëri si autor libri për të na dhënë “mësime demokracie” !

Vallë të ketë ndryshuar mbas kaq vitesh ?! Mua ma mbajtkësh mend edhe emrin, fundja siç ia mbaj mend edhe unë vëthin te veshi. I paskam bërë “cop딝 në gazetë, thotë ! Pak u kam bërë, sepse kanë merituar më shumë së toku me pagatorin e tyre” – shprehet Plasari qe më pas replikon për 21 janarin.

“Konstatoj që 21 janarin e mbajnë ende në gojë do anëtarë të PS-së, militues të PS-së ose edhe simpatizues të PS-së. Do të ishte në të mirën e tyre të mos vijonin e ta mbanin kaq gjatë në gojë. Sepse me veprimet e veta politike dhe organizative vetë PS-ja 21 janarin e saj e ka nxjerrë blof (bluff). Nuk i ka lënë kujtesa qytetarët shqiptarë që të harrojnë se 21 janari u bë për të ashtuquajturin “bllok të Ilir Metës”. Me aleancën parazgjedhore që PS-ja bëri më mbas me Ilir Metën dhe Lëvizjen që ai drejton, madje tanimë me bashkëqeverisjen me të dhe Lëvizjen përkatëse, 21 janarin e organizuar kundër “bllokut” të tij PS-ja e ka zhvlerësuar si kauzë. Për të mos thënë që e ka vlerësuar “të gabuar”: le të marrin e të zgjedhin mes këtyre dy interpretimeve.

Prandaj mbajtja me të tepërt në gojë e një çështjeje të shkrehur nuk mendoj që u bën mirë për shëndetin e gojës, ndonëse kjo varet edhe nga shijet. Imja është vetëm një këshillë miqësie dhe respekti: in keeping with social standards.

Për viktimat e 21 janarit nuk më duket e përshtatshme shprehja e ndonjë kolegu të PS-së që ata “vanë për dhjamë qeni”: nuk është shprehje njerëzore. Juridikisht i qëndroj mendimit që 21 janari do të duhet hetuar më seriozisht dhe më profesionalisht duke filluar prej organizatorëve të tij dhe mandej me radhë në vargun e përgjegjësive përkatëse. Drejtuesit e PS-së nuk e deshën asnjëherë një hetim të tillë. Kështu që kur të më përmendin mua, bëjnë mirë ta heqin nga goja 21 janarin ose le ta ngrehin atë përsëri me gojën e tyre siç do të duhej në një shtet demokratik.

Meqë e zura ngoje z. Ilir Meta, kam detyrë të them që kam pasur rastin të bashkëpunoj me të, vite më parë, kur ka qenë kryeministër. Atëherë kam dalluar prej tij korrektesë administrative. E konstatoj edhe këto ditë një korrektesë të ngjashme me qëndrimin që po mban ai dhe Lëvizja që ai drejton ”“ ndoshta e keni venë re ”“ ndaj protestës së 8 dhjetorit. Kaq. Dhe kush ka veshë, merr vesh vet딝, thotë Plasari.

Share: