Home KRYESORE Kush po e shantazhon shtetin shqiptar?

Kush po e shantazhon shtetin shqiptar?

Nga Klodian Tomorri

Ajo qe po ndodh me koncesionin e markimit eshte prova me e qarte se si korrupsioni ka shkuar deri aty sa te shese interesin kombetar.

Koncesionet ne Shqiperi jane shnderruar ne nje kercenim evident per sigurine kombetare. Nuk ka vend tjeter ne bote, ku nje sherbim qe lidhet drejteperdrejte me sigurine kombetare dhe ate te kufijve te tregtohet si veze ne pazar me 5 mije leke te vjetra. Nuk ka vend tjeter ne bote, qe nje koncesionar privat te shantazhoje hapur sovranin.

Te gjithe ata qe e shesin koncesionimin ne kushte monopol te nje sere te drejtave sovrane apo sherbimeve publike, si politike e djathte dhe pro treg, jane hipokrite. Kjo nuk eshte politike e djathte. Ky eshte korrupsion ose aktivitet i mirefillte kriminal. Kjo eshte ajo qe e djathta lufton.

Bllokimi i tregut te karburanteve mund ta fuse ekonomine ne skenar te paimagjinueshem. Imagjinoni per nje moment sikur dikush te bllokoje tregun e karburanteve ne SHBA.

Por ajo qe eshte edhe me e pashpjegueshme lidhet me qendrimin e autoriteteve. Pse hesht qeveria? Kush e autorizoi shitjen e aksioneve disa muaj me pare? Kush eshjte pas koncesionit te markimit dhe pse cdo koncesion po shitet dhe rishitet?

Share: