Home KRYESORE Shqiptaret “homogjenë” marrin pensionet nga 1 janari 2016

Shqiptaret “homogjenë” marrin pensionet nga 1 janari 2016

Gazeta “Tribuna” e shqiptareve ne Greqi shkruan se nga 1 janari 2016 do të fillojë dhënia e pensioneve për shqiptaret qe ne Greqi quhen homogjenët. Te paktën kështu ka deklaruar në parlament ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Jorgos Katrugalos. - “Kemi parashikuar një fond prej 62 milionë euro në buxhetin e vitit 2016, në shërbim të kompensimit shoqëror për të moshuarit e pasiguruar. Sigurisht, pjesa më e madhe e përfituesve janë homogjenë nga Shqipëria dhe ish Bashkimi Sovjetik”, – ka thënë ndër të tjera ministri, gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar të Diasporës. Sipas ministrit, shuma mujore që do të marrin përfituesit është 260 euro. Katurgalos ka shtuar se “parashikojmë një procedurë për paraqitjen e kërkesave përkatëse dhe dokumentacionit. Sa i përket shumës së kompensimit do të përpiqemi të jetë në nivelin sa më të lartë, por objektivi ynë është që të mbulohen nevojat bazike të jetesës.

Share: