Home KRYESORE Ingrid Mukeli: Pafytyrësi dhe mungese etike ne vendin tim te origjinës!

Ingrid Mukeli: Pafytyrësi dhe mungese etike ne vendin tim te origjinës!

Aktorja e njohur Ingrid Mukeli qe ka studiuar ne Akademite e Arteve si te Shqipërise ashtu edhe te Austrisë ne një status te saj publik ne profilin e Facebook shkruan se ndihet shume keq me mungesën e etikes ne Mediat shqiptare.

“Gazetare e krijues qe mbushin minutat televizive, me produksione milionëshe te padobishëm, me biseda qe te shkaktojnë dhembje koke, me vargje servile thurur kusarëve dhe te pamoralshmeve, dimensionuar si heronj dhe VIP përpara audiencës,- asaj ushtrie mjerane e te pashprese, te te papunëve, viktimave te sistemit, te vobektëve, te moralshmeve, te ndershmeve dhe te mençurve, duke i errësuar me shume ditën, duke i vrare shpresën… Me çudit e revolton dimensioni i pafytyrësi dhe mungesës se etikes ne vendin tim te origjinës, Turp!” –përfundon Mukeli dhe duket se nëse krahasohesh me Austrinë ku jeton tashme aktorja shqiptare e njohur,nuk gabon aspak! Deri kur do vazhdojme ne me kete standard, kjo sot nuk mund te thuhet…

Share: