Home KRYESORE A ka liri te medias…?

A ka liri te medias…?

Nga Mirela Cela Jorgo

Ne nenin 22 te Kushtetutes eshte sanksionuar e drejta e lirise se shprehjes, dhe ne vecanti edhe e lirise se shprehjes nga media si ajo e shkruar po ashtu edhe vizive. Vendosja e lirise se te shprehurit ne plan te pare, pra menjehere pas lirise per te jetuar (neni 21 i Kushtetutes), tregon se cfare rendesie paraqet nje e drejte e tille themelore, ne nje shtet demokratik.

Me konkretisht neni 22/2 “Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit eshte e garantuar”

Paralelisht me kete te drejte, shtrohet edhe elementi i pergjegjshmerise mbi menyren se si shprehesh dhe informacionin qe transmeton, psh nese me ane te informimit nga ana e medias ti shkel te drejten e dikujt tjeter mbi jeten private personale, perhapet sekreti shteterore, lajme false, te ekzagjeruara dhe tendencioze, trubullohet rendi publik, poshterohen institucionet shteterore ose ne raste te tjera te ngjashme si keto, kjo do sillte abuzim me kete te drejte dhe rrjedhimisht shkelje ligjore.

Problemi eshte kur urdherohet per mos transmetim lajmi apo ngjarje qe ndodhin, kur ka te beje me OPOZITEN sot ne vendin tone. Kete opozite qe kemi me te mirat dhe keqijat e saj nuk duhet te ushtrohet censure ne transmetimin e aktiviteteve qe ajo zhvillon. PO CFARE PO NDODH KONKRETISHT TEK NE?

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur ajo që nuk kishte ndodhur prej vitesh. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë një njoftim për shtyp, duke ua shpërndarë mediave me objektin, për të mos transmetuar spotin e Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit.

“Reklama, e cila është e paidentifikuar për subjektin që e ka përgatitur, bazuar në nenin 39 të ligjin 97/2013 “Mbi mediat audiovizive në Republikën e Shqipëris딝 konsiderohet si reklamë politike dhe transmetimi i saj është në kundërshtim me nenin 41, pika 2 të po këtij ligji”, thuhet në njoftimin e AMA.

Share: