Home KRYESORE Shqiptari meriton dinjitet, jo te bredhë me thes në kokë si nomad...

Shqiptari meriton dinjitet, jo te bredhë me thes në kokë si nomad në shkretëtirë…

Nga Artan Fuga

Shqiptari meriton të qeveriset si njeri, me dinjitet, të jetojë ekonomikisht në drejtësi, të jetë qytetar që integrohet në një sistem demokratik të vërtetë, të marrë arsimin që duhet dhe meriton jo të mbetet në injorancë, të respektohet dhe dëgjohet e të mos merret nëpërkëmbë, të njohë Shqipërinë si vendin e tij dhe jo të bredhë me thes në kokë si nomad në shkretëtirë, të marri pjesë në ndarjen e të mirave materiale që prodhon vendi, të ketë rend dhe të qetësi, paqe dhe progres, të ketë rroba për të veshur, medikamente për t’u kuruar, pensione për të jetuar, drejtësi që të gjykojë drejt, ligj të barabartë për të gjithë, nëpunës që ta njohi veten shërbëtor të qytetarit, shërbime sociale dhe funksione ekonomike tê shtetit dhe jo tendera që bëjnë të pasur brenda ditës individë që janë thjesht mashtrues, të mso jetojë në skamje duke parë shpërdorime dhe keqadministrim të taksave të tij harxhuar në llukse idiote, të ketë politika publike të vërteta dhe jo braktisje të fatit të qytetarit në duart e lubive të babëzitura, fuqia publike të jetë e pavarur dhe të mos i shërbejë thjesht interesave private, ku më të pasurit të mos jenë ata që kanë pushtet, për transparencë, për shërbime falas dhe cilësore në arsim dhe kulturë, për ta vlerësuar historinë e kombit dhe jo ta përdhosim atë, model europian zhvillimi dhe demokracia dhe jo neveri për Europën, për politikanë modestë dhe kokëulur dhe jo për prijësa autistë. Ajo që ndodh sot në Tiranë është edhe njëhere 97, edhe njëherë rënia në baltë e imazhit të vendit, çka duhet t’i bëjë të gjitha elltat, qytetarët, agjencitë, të vendit dhe të huaja, se Shqiptari ka nevojë të qeverriste ndryshe.

Share: