Home KRYESORE Policia e shtetit pa stafin dhe mjetet e duhura kundër krimit te...

Policia e shtetit pa stafin dhe mjetet e duhura kundër krimit te organizuar…

Sipas “Reporter.Al” ka një letërkëmbim mes Zotos dhe Çipës-të dy zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit e cila ka marr shkas nga një kërkesë për përshpejtimin e një ekspertimi kompjuterik mbi një procedim penal të nisur në vitin 2014 për krimet e “mashtrimit kompjuterik” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”. “Reporter.al” shkruan se Zoto i përgjigjet Çipës se jo vetëm nuk ka asnjë mundësi për përshpejtimin e ekspertimit, por as për realizimin e tij në një kohë të gjatë të pacaktuar. Sipas drejtorit të policisë shkencore, Dritan Zoto, sektori i ekzaminimeve kompjuterike operon me 3 ekspertë mbi një volum çështjesh, që sipas tij do të duhej të kryhej nga 13 ekspertë. Zoto ngre gjithashtu shqetësimin se mungesa e stafit bashkohet me mungesën e bazës materiale, duke sjellë bllokim të punës në sektorin e ekzaminimeve kompjuterike dhe duke i ekspozuar ekspertët e kësaj zyre ndaj përgjegjësive ligjore për moskryerjen në kohë të detyrës

Share: