Home KRYESORE Si eshte Edi Rama sipas Muc Nanos!?

Si eshte Edi Rama sipas Muc Nanos!?

Sipas Mustafa Nanos i cili kete radhe ka shkruajtur duket me pene e boje, Edi Rama është një politikan i standardit shqiptar, një njeri pa ideale, më saktë një njeri që idealet i ngatërron me qëllimet e veta, një njeri që ka qejf të sundojë e jo të qeverisë, një njeri që ndihet mirë me sejmenë që i krehin bishtin e bufonë që e argëtojnë, e jo me bashkëpunëtorë që kanë respekt për veten, një njeri që pushtetin e sheh si qëllim, e jo si mjet, një njeri që pushtetin e do të plotë, e do tani, e do ta ketë i vetëm, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se reformimi i një vendi si Shqipëria mund të improvizohet mbi bazën e ideve që i fanepsen në kokë kur zgjohet në mëngjes, e jo mbi bazën e një projekti të mirëmenduar për një kohë të gjatë, një njeri që rregullat e ligjet i sheh thjesht si opsion, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se Shqipëria është një vend i mjerë, e prandaj mund të qeveriset kollaj e mund të keqqeveriset pa asnjë belá, një njeri që shoqërinë e korruptuar shqiptare nuk e sheh si një problem, por e sheh si një alibi, një njeri që, tok me Metën, e jo thjesht për shkak të Metës, është duke ndërtuar një qeverisje të korruptuar, gjë që duket te një mungesë e frikshme transparence, një njeri që ka lënë shumë prej të vetëve që korrupsionin ta shohin jo si një gjë, së cilës i duhet dhënë munxët…

Ja u sugjerojme ta lexoni te plote artikullin e Mucit qe kete here ka shkruajtur pa asnje kompromis!

Share: