Nga Keti Bazhdari
Do te doja qe pas ketyre 25 viteve gjerat te ishin ndryshe ne Shqiperi, te pakten per ne qe ishim te vegjel atehere apo dhe per ata qe u linden asokohe e me pas. Sapo jam kthyer nga nje vizite ne Beograd me rastin e konferences se mbajtur per “Filantropine ne Ballkanin Perendimor dhe Turqi”, nje aktivitet qe do e ilustroj me foto, por me shume dua te ilustroj nje gje qe ma rendoi perditshmerine time sot por besoj edhe tuajen.
Me vjen e rende ta them po aq ta pranoj se cdo vend rrotull nesh eshte me i perparuar duksem se ky i yni. Edhe pse per mijevjecare ne zemer te Europes, me shekuj para se te mesynin hordhite barbare te sllaveve te jugut, cuditerisht 2 shekujt e fundit nuk krahasohemi me asnje nga fqinjet persa i perket skamllekut tone. Skamje nga te gjitha anet, ekonomike, sociale, kulturore. Dikush thote qe eshte faji i tyre qe ne na ka ecur kaq mbrapsht. Edhe ndoshta, por une mendoj se eshte me shume i yni, i brendshem dhe kryesorja eshte se jemi popull me memorje te shkurter.
Une s’jam askushi te gjykoj nje popull, por faktet me imponohen. Pastaj memorja e shkurter eshte kapitull me vehte, sepse qe nje popull te kete memorje te gjate duhet ta njohe mire kulturen e dokumentimit. Dokumentimi te ve para pergjegjesise. Ne kemi qene 90% analfabet deri para 50 vjetesh. Baballaret e ketyre qe ne i mbajme apo e mbajne veten per koka kombi s’kane ditur shkrim as kendim e jo me te edukojne femijet e tyre me norma dhe parime demokratike ne lidhje me te jetuarit ne nje shoqeri te hapur dhe me koncepte te shendetshme te shtetformimit. Nese te berit e simfonive eshte talent, te berit e shtetit eshte edukim, dhe edukimi nis qe ne familje.
Sot ne vuajme sic e thashe nga mungesa e nje ekonomie te konsoliduar, nga mungesa e seriozitetit ne arsim, e te drejtes ne drejtesi, nga kultura e paket per te perligjur dhe per t’iu bindur shtetit, por mbi te gjitha na bejne te vuajme elemente destruktive te politikes shqiptare qe kane ngritur cifligjet e tyre dhe orientohen vetem me instikt kah pushteti. Bijte primitive te prinderve primitive me niper zeshqyer qe i mbajne peng, dikur kane shitur edhe shpirtin per nje teser partie apo post si sekretar partie apo oficer agalmofilik, sot na perkujtojne 8 dhjetorin plot nostalgji e revolte duke relativizuar edhe ata nisma te duhura te se nesermes. Duke ngjyer e thyer, nxisin turmat per te kerkuar zgjedhje te parakohshme kur s’kane kaluar as 5 muaj qe kane humbur bindshem me vote, ashtu si dhe une, pavaresisht motiveve te ndryshme, por qe e dine mire se jane humbes dhe shkaqet e humbjes.
Ne vend qe tu qajne hallin shqiptareve per situatat qe s’jane aspak ne favorin e tyre, ndihmojne ne perkeqesimin e tyre duke nxitur urrejtje per shtetin, panik per biznesin, mungese respekti per pronen publike, Duan qe situata te degradoje fare dhe bashkedegraduesit e para 2013 ta kene shansin edhe njehere per te rikapur pushtetin. Sa pa skrupuj! Sidomos keta niperit zeshqyer qe s’shkeputen dot nga baballare te infektuar me 97, me Gerdec, me 21 janar e mbi te gjitha me kulture antidemokratike. Tani ka ikur koha e kuturuse! Ca Azem Hajdari! Atij drite i befte shpirti por s’mund te jete modeli i rinise se sotshme. Ju si te rinj duhet te rremoni ne histori sepse ka plot figura qe na afrojne me Europen dhe na largojne me Saliun e vjeter te varkave me diktatore dhe te tjere adhurues te tranzicionit shqiptare qe vetem shtet nuk duan sepse dosjet e tyre jane plot me mekate! Duke i uruar per fitoren kryetarit te FRPD-se i bej thirrje te shkeputen njehere e mire nga njerku i keq Sali i cili nuk mban dhe nuk mund te mbaje mbiemrin e forces ku ata aderojne dhe te punojne per te ardhmen e ketij vend duke ia nisur nga vehtja! Kete duhet te fillojme ta bejme te gjithe dhe t’i leme marrinat!