Në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj gazetarit Milaim Zeka dhe biznesmenit Rukolli ka ndodhur një skandal.
Sipas portalit Parrotllu.net, pala mbrojtëse ka kapë në flagrancë dy policë të EULEX-it  dhe një përkthyes duke e mësuar “Deshmitarin A”  se çfarë të deklarojë në lidhje me dokumentin ne fjale.
Prokurori deklaroi para gjykatës se është një dokument, ndërsa zbulohet se janë tri. Ndërkaq, asistentja Diana Gashi e cila prezantohej si Dajana, e që është kundër çdo rregulli juridik i shpjegon “Dëshmitarit A” se për çfarë dokumenti bëhet fjalë.
Pala mbrojtëse reagoi duke thënë se “Dëshmitarit A” Â i duhen të paktën tri dokumente për të vërtetuar se cila është e vërtetë. Njëri nga hetuesit është italian dhe çudia më e madhe është se gazetari Milaim Zeka akuzohet për shkak të hulumtimeve që ka bërë se si EULEX-i manipulon me dëshmitarë të mbrojtur.
Kjo dëshmon se si gjykata po tenton të manipulojë me dëshmitarë, duke i mësuar se çfarë të flasin nga vendi i largët. Kjo dëshmohet edhe me faktin se “Dëshmitari A” gjatë dëshmisë së tij i thotë prokurorit “Mos më detyro me rrejt” – raporton Parrotlla.net